Makarona “penne” me ton dhe domate të vogla
Të thjeshta këto makarona nga ato pjata “sot skam shumë kohë të gatuaj e po sajoj diçka të shpejtë”
280° makarona “penne”
një dorë domate të vogla
2 kuti me ton unë përdora ton të bardhë natyral
2 thelpinjë hudhër
një tufë e vogël me majdanozë
1 spec djegës
kripë
1 gotë verë të bardhë
pak vaj ulliri
Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të nxehtë me kripë.
Grini imët hudhërën dhe majdanozin dhe vendosni të kavërdisen me pak vaj ulliri dhe specin djegës. Shtoni në të dhe domatet e prera në mes, kur domatet të fillojnë të marin faqe shtoni tonin e kulluar nga lëngu dhe shuani me verë të bardhë. Lëreni që vera të avullojë, shtoni dhe makaronat e kulluara me pak ujë nga lëngu i tyre i zjerjes. Përzijeni që përbërësit të lidhen me njëri tjetrin dhe shërbejini me majdanozë të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂