Rizoto me bizele dhe djath të butë
Lulet e ngrënshme janë kthyer në një “must” në kuzhinat e restoranteve dhe normal dhe një “must” për ne blogerat e gatimit. Shiten gjithandej por kushtojnë shumë dhe nëse jeni vërtet të apasionuar mbas këtij lloj gatimi mund të blini farat e ti mbillni vet.
1 gotë oriz për rizoto
1 gotë bizele të frekëta
1 qep e ëmbël
2 lugë djath strakino ose çdo llojë djathi të butë
1 lugë gjalpë
1 lugë vaj ulliri
700 ml lëngë vegjetalë i nxehtë
1 gotë verë të bardhë
kripë dhe piper të zi
lule të ngrënshme si petale kamomili biologjik etj nësë deshironi
Grini imët qepën dhe vendoseni të kavërirdiset me gjalpin dhe vajin e ullirit, shtoni dhe orizin dhe kavërdisini sëbashku, shuani me verë të bardhë. Kur vera të avulloj plotësishtë shtoni nga një garuzhe lëngë vegjetal gjithmonë duke e përzierë, sapo lëngu të përthahet shtoni një garuzhe tjetër deri në zierjen optimale të orizit. Nga mesi i gatimit shtoni dhe bizelet e freskëta. Kriposeni, dhe pluhëroseni me piper të zi të bluar në çastë. Kur orizi të jet gati shtoni djathin në të dhe përzijeni fortë që djathi të shkirjë, orizi të lidhet e të bëhet kremoze. Shërbejeni duke e dekoruar me petale lulesh të ngrëshme.
Ju bëftë mirë 🙂