Qofte me ton të bardhë dhe mel
Zakonishtë gjatë javës unë ushqehem lehtshëm dhe vetëm fundjavave e ekzagjeroj pak ushqimin. Këto qofte hamburgeri dolën edhe më të shijshme seç i mendoja. Unë i përgatita me ton të bardhë pasi ai mu ndodhë në frigorifer por ju mund ti përgatisni me çdo lloj peshku tjetër ose konserva peshku biologjike.
1 gotë mel
400 gr. peshk ton të bardhë ose kë të dëshironi
1 qep të ëmbël
2 thelpinjë hudhëra
një dorë kaperi
pak kripë dhe piper të zi
disa gjethe majdanoz
1 veze
pak vaj ulliri
Zieni melin në ujë të bollshëm me kripë për nja 20 minuta, pastaj kullojeni dhe lëreni të ftohet. Grini në mikser qepën me hudhërat, peshkun, kaperin dhe gjethet e majdanozit. Bashkojeni këtë masë me melin e ftohur tashmë dhe aromantizojeni me piper të zi, 1 lugë vaj ulliri, kripë, shtoni vezën dhe përzijeni mirë që të lidhen gjithë përbërësit. Me duar formoni qofte të mëdha pak të shtypura dhe renditini në një tavë me letër furre poshtë. Shtoni akoma pak vaj ulliri dhe piqini në 200° për 20 minuta. Shërbejini me një sallatë stine.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: sipas dëshirës shtoini dhe nja 2 lugë djath parmixhano qofteve për ti dhën akoma më shumë shije por ju që jeni me diet nuk ua këshillojë pasi rriten kalorit.