Fashion Food inspiruar nga @ninnasblog – Sallatë shumëngjyrëshe me kuinoa dhe perime
Sallata ime u inspirua nga fundi i riciklueshem i Margonës @ninnasblog, një Krijim i Viona Etemit për Eco Fashion Show Albania. Viona ka sjell një fund të pikturuar në një beze. Unë për këtë krijim solla një sallate me kuinoa dhe perime, një pjatë e thjeshte dhe e lehtë. Po ju lë me recetën:
1 filxhan kafe kuinoa të bardhë
2 vezë
një dorë domate të vogla
2 kungulleshka
2 karrota
disa gjethe borzilok
kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri
Shpërlani mirë kuinoa dhe vendosni të ziejnë me dy filxhanë ujë dhe kripë. Veçmas zieni vezët. Prisni në kubikë të vegjël kungulleshkat dhe karrotat dhe kaloini në tiganë për disa minuta me pak vaj ulliri derisa shikoni që jan gati. Prisni domatet në katërsh. Kur vezët të jenë gati pritini dhe ato në katërsh. Kompozoni sallatën duke bashkuar të gjithë përbërsit bashkë dhe marinoni me pak kripë, piper të zi dhe vaj ulliri. Unë e prezantova në këtë formë për tju afruar më shumë fundit të Marigonës. Bëra një shtres me kuinoa dhe vendosa anash në harmoni të gjithë përbërësit. Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂