Lëng kumbulle
Dhe ditet e nxehta afruan dhe na nevojiten sa më shumë lëngje për të shuar etjen. Kjo është një përgatitje e thjeshtë fare, ju mjaftojnë vetëm të keni në dizpozicion kumbullat që doni më tepër dhe sheqer kaf. Këtë të fudnit do ta hidhni ne bazë të ëmbëlsisë së kumbullave që keni zgjedhur, këto të miat ishin mjaft të ëmbla dhe unë i shtova vetëm 100 gram.
1 kg. kumbulla të kuqe ose llojin që dëshironi
100 gr. sheqer kaf
2.5 litra ujë
Vendosni kumbullat të zijenë me ujin dhe sheqerin në zjarrë të ulët për rreth 40-60 minuta ose derisa shikoni që kumbullat janë shpërbërë komplet. Lërini të ftohen dhe ndajeni në shishe qelqi duke e kulluar. Vendosini në frigorifer të ftohet për ta konsumuar të freskët.
Ju bëftë mirë 🙂