Koc në furrë me limona dhe gjalp të aromantizuar me hudhëra
Një ndër pjatat e preferuar të bashkshortit tim. Fetat e limonit të pjekura me gjalp dhe hurdhër janë një eksplozim shijesh të cilat i japin dhe peshkut një arom të freskët. Do ju sygjeroja ta piqnin në një tigan të rënd të përshtaçëm për furrë më mirë nëse do ishte hekuri ,bakri, ose alumini. Por në pamundësi dhe në një tavë paksa të thellë mjafton.
1 peshk koc rreth 700 gr.
2 limona
100 gr. gjalp
disa deg rozmarin
2 thelpinjë hudhëra
kripë dhe piper i zi
Pastroni peshkun dhe kriposeni si jashtë dhe brënda, vendoseni në një tavë me letër furre poshtë dhe mbusheni brënda me degët e rozmarinës. Shtoni sipër dhe piper të zi. Prisni limonat në feta dhe vendoseni në tavë.
Ndërkohë vendosni gjalpin të shkrihet dhe shtoni te gjalpi hudhërat e shtypura, lëreni të aromantizohet derisi sa të shkumosi. Shtojeni sipër peshkut. Vendoseni tavën të piqet në sobën e nxehur më parë në 200° për 20 minuta.
Shërbejeni me një sallatë stine ose perime furre.
Ju bëftë mirë 🙂