Mashurka me domate të vogla
Një pjatë vegjetariane e shpejtë sidomos për ju që keni pak kohë në dizpozicion. Një ushqim i freskët dhe me pak kalori. Ju mund ta servirni si pjatë kryesore për nje vaktë ose si garniturë për të shoqëruar filetot e mishit ose të peshkut.
300 gr mashurka
një dorë domate të vogla
1 lugë vaj ulliri
2 thelpinjë hurdhëra
pak kripë dhe piper të zi
erëza sipas dëshirës (unë i hodha një miks erëzash provenciale e cila pëmban, rigon, rozmarin, lavandë, maxhorana, trumëz)
Lani perimet, mashurkat pritini hollë në copëza të vogla, domatet në mes. Grini imët hudhërat dhe vendosini të kavërdisen me vajin e ullirit, shtoni dhe mashurkat dhe kavërdisini në zjarrë të ulët derisa të zbuten mirë. Shtoni domatet dhe kavërdisini sëbashku tashmë në zjarrë të lartë, kriposini, shtoni erëzat dhe servirini të ngrohta.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: sipas dëshirës mund ta përgatisni dhe me qep.