Clafoutis “klafuti” tortë e butë me qershi
Është një ëmbëlsirë franceze e butë dhe me bazë brumi si të krepave. Përgatitet me frutat e stinës dhe më e famshmja është ajo me qershi. Një ëmbëlsirë e thjesht dhe fare e lehtë për tu përgatitur. Thuhej që fshatarët francez e përgatisnin me qershit e egra dhe bërthama e tyre lëshonte një erë shumë të mirë gjatë pjekjes.
3 vezë
500 gr. qershi
100 gr. sheqer
90 gr. miell
200 ml. qumësht
20 ml. konjak ose liker qershie
pak vanilje
pakëz kripë
Laini qershit thaini dhe hiqini bërthamën e tyre me veglën e posaçme ose ndajini në mes.
Rrihni vezët me sheqerin derisa të bëhen një masë kremoze dhe shumë e fryrë. Shtoni pak kripë, miellin e situr, vaniljen dhe përzijini me delikates me një lugë ose spatul kuzhine. Shtoni pak nga pak qumshtin gjithmon duke e përziere vazhdimishtë pastaj shtoni dhe konjaku ose likerin.
Lyeni një tavë me gjalpë dhe lyeni komplet tavën me sheqer. Rendisni të gjitha qershit në tavë dhe sipër shtoni brumin. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° për 45-50 minuta. Lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni të ngrohtë me sheqer pluhur sipër nëse dëshironi.
Ju bëftë mirë 🙂