Chili (çili) me mish në tavë balte
Çili është një përgatitje e amerikës së jugut dhe secili e përgatit sipas mënyrës së tijë. Unë e përgatita në tava balte dhe e shoqërova me piten e mistrit tipike të vendit “tortillas”
500 gr. mish i grirë
1 qep
1 thelpi hurdhër
1 lugë të vogël paprika të ëmbël
1 spec i kuq ose jeshil
pak spec të kuq djegës
2 kuti me domate të qëruara
400 gr. fasule të zeza
300 ml. lëngë mishi ose ujë të nxehtë
4 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper i zi sa mjafton
pak maxhorana e freskët në munges rigon të freskët
Për tortillas me miell misri:
200 gr. miell misri i bardhë
pak kripë
250 ml.ujë
2 lugë të vogla vaj farash
Vendosni fasulet të zijne në ujë të bollshëm kur të jen gati hiqini dhe lërini mënjanë. Grini imët qepën dhe vendoseni të kavërdiset me vajin e ullirit, shtoni specin e grirë imët dhe hurdhërën, kavërdisini sëbashku për disa minuta pastaj shtoni mishin. shtoni kripë, piper të zi, paprika, piperin e kuq dhe kavërdisini sëbashku derisa mishi të skuqet mire, pastaj shtoni domatet e shtypura me pirun dhe fasulet. Shtoni dhe ujin ose lëngun e mishit, maxhoranën e grirë imët dhe përzijjni mirë. Ndajini në tava balte dhe futeni në furrën e nxehur më parë në 180° për 30 minuta ose derisa shikoni që është trashur mirë.
Ndërkohe përgatisni tortilla-t duke përzierë të gjithë përbërësit derisa të keni një brum lisho. Mbulojeni dhe lëreni menjanë të pushojë për 20 minuta. Pastaj ndajeni në kulaç të vegjël dhe hapini duke i vën në mes dy letrave furre që mos ju ngjitet. Hapeni në madhësin që dëshironi dhe pritini me një formë rrumbullake pasi peta nuk hapet e rregullt. Nxehni një tiganë me fund që nuk ngjitë mundësishte guri dhe piqini pitet në zjarr të mesëm nga dy anët për 2 minuta. Ruajini të mbështjella me beze deri në momentin që do ti servirni me tavat e çilit.
Ju bëftë mirë 🙂