Supë e ftohtë andalusiane – Gazpacho
Gazpacho (gazpaço) është një supë e ftohtë më e famshmja në Spanjë. Me origjin nga toka e flamengos Andalusia është një pjatë e varfër e krijuar nga fshatarët të cilët e mernin me vete tek punon tokën e nxehtë për tu freskuar duke ngrën diçka të lehtë dhe shumë të freskët. Shpesh herë shtohet dhe copëza akulli në brëndësin e tijë për ta mbajtur sa më të freskët. Shërbehet në shumë mënyra të ndryshme si kokteil, antipastë, si supë duke u shoqëruar dhe me copëza buke të thekur, veze të zjera, qep tranguj turshi etj. Ose si një salcë për të ngjyert perimet e tjera të gjalla. Versioni që po ju shkruaj më poshtë është ai origjinali por njëher si ta keni provuar jam e sigurt që do ta personalizoni sipas shijeve tuaja.
50 ml. uthull vere
50 ml. vaj ulliri ekstra i virgjër
5 domate të pjekura mirë
2 thelpinjë hurdhër
pak tulë buke i njomë në ujë dhe i shtrydhur mirë
1 trangull
1 spec i kuqë
1 jeshilë
1 qepë
kripë dhe piper i zi
1 lugë e vogël paprika
Të gjithë përbërësit grijini mirë në blender derisa të fitoni një krem të dëndur. Nëse është shumë i dendur shtoini pak ujë dhe kalojeni në sitë. Pjesën e kulluar ruheni për disa orë në frigorifer derisa të ftohet mirë.
Shërbejeni me perime të gjalla, copa buke të thekur, etj.