Princesha – Jean Sasson
Në fillim lindi si një triologji historia e frikshme arabe për tu bërë me pas një histori pa fund me botimin e librit të katër.
Rrëfimi personal i një princeshe arabe i treguar nga gazetarja Jean Sasson. Një udhëtim drejt kultures më të izolur nga bota dhe njëkosishte më të shthurur. Ngjarje të frikshme, përdhumine, keqtrajtime, gjymtime makabre të femrave arabe, që të pëshkruara nga autorja të drithërojnë mishin.
E kam adhuruar këtë libër jo sepse në të do gjeni fjalë të bukura apo pershkrime mahnitese të peisazheve dhe kultures por sepse është i treguar thjeshte në mënyrën më të sakt. Mbas çdo faqe zbulon një anë të errët të Arabis Saudite dhe sa mizor është ai popull me femrat dhe me gjakun e vet.
Libri i parë “Princesha” tregon lindjen dhe ritjen e princeshës Sulltana pesonazhit kryesor dhe real në libër dhe peripecit që ajo kalon në rritjen e saj duke qën se është e vendosur për ti dhën fund shtypjes së femrave në vendin e saj. Tregon jetën e familjes dhe princërve të tjere në Arabin Saudite. Festat madhështore dhe dalldisje të tjera pa fund.
Ndiqet më pas nga vëllimi tjetër “Vajzat e princëshës Sulltana” ku tregohet jeta e fëmijve të saj dhe karakteret e ndryshme që ka secili prej tyre. Nuk harron së luftuari për të drejtën e grave dhe shkollim e tyre.
“Rrethi i princeshës Sulltana” është vëllimi i tret, shumë interesant dhe ky. Shumë gra bashkohen për të vazhduar misionin për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe krahas ndodhive të shumta princesha tregon dhe dobësit e saj në jet siç është alkoli dhe disa dëshira tekanjoze që nuk i frenon dot. Deri këtu këto tre libra ka qën një zbulim kulture i madhë, krahas jetës së vuajtjeve që tregohen si në familjen mbretërore dhe ato të varfëra, princesha ka treguar dhe një pjes të jetës të mbushur me lluks të pa imagjinueshëm, shëpërdorime të parave dhe pushime marramëndëse. Të njehë me dy botë të ndryshme që ecin pararel. Interesante dhe më të njëjtin intensitet dhe më thën të drejtën deri te libri i tretë e kam lexuar historin e etur.
I katërti që mban titullin “Princesha, më shumë lot” për mua ishte i lodhshëm dhe i përseritur deri në fundë, pena e Jean Sassoni-it sikur ishte fikur dhe sillte detaje të panevojshme të tipit ….një lëngë frutash i ftohtë , apo një çaj llojin, tipin nga kishte ardhur e sa rezerva kishte princesha në shtëpi . E kuptoj nëse në kapitull flitet për bollëkun por gjatë një histore të dhimbshme të bësh intro një detaj si një lëngë ananasi është i freskët në arabin saudite mu duke pak pa vend dhe këtu doli në pah përkëdhelja e atyre femrave që dhe pse luftojnë për kauza të rëndësishme jan rritur mes lluksit dhe kënaqësia vetjake vjen para çdo gjëje tjetër…
Princesha Sulltana vazhdon luftën për të drejtat e grave ku mbështetet dhe nga familja e saj të cilën i bën për vete kjo çeshtje. Deri nga mesi i librit do keni të njëjta histori të rifreskuara. Vetëm nga fundi libri bëhet interesant pasi tregohen arritjet e princeshës çdo ditë e më shumë për të sjell një jetë më të mirë për gratë Saudite për shkollim e disa prej tyre që është synimi kryesor i princeshës. Natyrisht pasi keni lexuar tre të parët nuk mund të mos lini pa lexuar dhe kapitullin e fundit të tijë.
Nëse e keni lexuar këto libra më shkruani në komentet e më poshtme përshtypjet tuaja për të.
Lexim të mbarë 🙂