Tostë me çokollatë dhe mjedër
Mirmëngjes mikesha sot një ide shumë interesante për mëngjesin tuaj. Ndaj nëse ju ndodhen përbërësit në shtëpi përgatiteni dhe shijojeni me kafen tuaj të mëngjesit për tja nisur ditës plot shije.
disa feta bukë integrale
çokollatë e zezë ose me qumësht e cilësis së mirë
mjedra
Në një fetë buke integrale vendosni copëzat e çokollatës të copëtuar imët dhe mjedrat. Lini anët pak boshë sepse gjatë thekjes çokollata do shkrijë e mos ju dali anash. Vendosni sipër një tjetër fetë buke dhe thekeni për nja 2 minuta në theksen e nxehur më parë
Shijojeni të grohtë.
Mëngjes të mbarë 🙂