Të “përkëdhelemi” me çokollatë
E dini që çokollata bën mrekullira jo vetëm për ta ngrën por dhe për të krijuar maska për trupin, fytyrën dhe flokët?! Ja pra postimi im i sotëm do jet një përkëdheli e vërtet për veten ton të dashura mikesha. Besoj se ju kan ngelur akoma çokollatë nga gjith vezët e pashkëve por në munges të saj mund të përdorni dhe kakao të erret pa sheqer dhe qumësht. Jeni gati atëher të zhyteni në një botë me çokollatë 🙂
Skrub për trupin
1 gotë mjalt
Gjysëm gote vaj bajamesh ose ulliri
200 gr. çokollatë e zezë
200 gr. Sheqer kaf
Shkrini çokollaten në banjomari. Përzieni mjaltin me sheqerin dhe vajin, shtoni çokollatën e shkrirë dhe me këtë masë fërkoni trupin tuaj.
Baltë për trupin anticelulit
400 gr. çokollatë
5 lugë kakao e errët
Pak ujë të ngrohtë
Qese kuzhine
Çokollatën e shkrirë përzijeni me kakaon dhe pak ujë të ngrohtë. Lyeni me këtë mas zonat me kritike të celulitit dhe mbështillini me qese kuzhine. Lëreni mbi 30 minuta dhe përsëriteni një herë në javë.
Mask për flokët
1 gotë kos
2 lugë mjalt
100 gr. çokollatë e shkrirë ose kakako
Përzijini përbërësit bashkë dhe aplikoni masën në flokë duke e lën të pushoje 15 minuta. Pastaj lani flokët tuaj normalishtë. Kjo maskë është e përshtaçme për flokët kaf pasi ju jep dhe disa nuanca të lezeçme nëse e aplikoni më shumë se dy herë në javë.
Mask për fytyrën
1 banane
4-5 lugë kakao ose çokollatë e shkrirë
1 lugë mjalt
Shtypni bananen mire me pirun. Shtoni kakaon ose çokollatën e shkrirë dhe mjaltin. Aplikojeni në fytyrë duke evituar rrathët e syve dhe mbajeni rreth 15 minuta. Shpërlaheni me ujë të vakët.
Skrub për buzët
1 lugë sheqer kaf
1 lugë kakao
1 lugë mjalt
Përzijini bashkë dhe me këtë mas fërkoni lëkurën e buzëve.
Mask për fytyrën
200 gr. çokollatë e zezë
50 ml. Qumësht
1 lugë kripë
Çokollatën copëtoni në copa të vogla, përzijeni me qumshtin dhe kripën dhe vendoseni të shkrihet në banjomari. Lëreni të ftohet dhe të trashet dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni 20 minuta dhe shpëlaheni me ujë të vakët.
Këto janë disa alternativa që unë përdorë më shpesh, nëse njihni të tjera më shkruani në komentë kështu ndihmojmë njera tjetrën 🙂