Kungulleshka të mbushura me ton
Shumë e thjeshtë kjo recet. Pak përbërës në dispozicion për të pasur një pjatë shtëpiake me shumë shije. Një ide e mirë për të ricikluar dhe bukën e mbetur.
4 kugulleshka të formës rrumbullake
1 kuti me ton nën vaj
disa feta buke
një dorë ullinjë vaji
3-4 thelpinjë hurdhëra
1 qep e vogël
kripë dhe piper i zi
pak majdanoz
pak vaj ulliri
Vendosni kungulleshkat të ziejnë në ujë me kripë për nja 15 minuta, hiqini dhe lërini të ftohen.
Grini imët qepën, hurdhërat dhe majdanozin dhe vendosini të kavërdisen me pak vaj ullir, shtoni bukën e shkërmoqur dhe lëreni të thekëriset me qepën, kur të jen gati hiqeni dhe shtoni në të ullinjtë, tonin e kulluar nga vaji, kripë dhe piper të zi.
Prisni fillimin e kungulleshkës dhe me ndihmën e një luge hiqni brendësin e saj. Tulin e hequr mund ta shtoni te mbushja me bukë që përgatitëm më parë.
Mbushini me kujdes një nga një dhe vendosini në furrën e ngrohur më parë në 200° për nja 25 minuta.
Ju bëftë mirë 🙂