Patate të tiganisura
Patate e tiganisura ose siç quhen në gjuhën e kuzhinës “sautè” (sote) nuk jan tjetër vetëm patate të ziera të prera në feta dhe të kaluara në tigan me gjalpë ose lloje yndyre tjetër dhe erëza. Janë një kontorno e mirë e mishërave të pjekur.
4-5 patate të mëdha
2-3 thelpinjë hurdhër
pak gjalpë
pak vaj ulliri
erëza të ndryshme si rigon, trumëz, rozmarin etj)
pak kripë dhe piper të zi
Patate vendosni të ziej në ujë me kripë dhe kur të jen gati hiqini dhe lërini të ftohen. Qërojani lëkurën dhe pritini në feta të trasha. Vendosni të nxehet një tigan me pak gjalpë dhe vaj . Bëni në të një shtres me patate, shtoni kripë, piper, hurdhërat dhe erëzat e grira imët. Lërini të skuqen nga njëra anë pastaj kthejini, kriposini nëse është përsëri e nevojshme dhe shërbejini të ngrohta si garniturë.
Ju bëftë mirë 🙂