Levrek në furrë me patate
Një tjetër recet për levrekun, e thjeshtë fare dhe ajo që përdoret më shpesh nëpër tryezat tona. Levrek në furrë me patate.
4 levrek rreth 300 gr. secili
400 gr. patate
kripë dhe piper i zi
rozmarin
pak vaj ulliri
1 gotë verë të bardhë
disa thelpinjë hurdhër
Pastroni peshku. Qëroni patatet dhe pritini në feta. Bëni një shtrat me patate në një tavë me letër furre poshtë. Vendosni sipër peshkun që e keni kriposur nga brënda dhe tani shtoni sipër peshkut dhe patateve akoma pak kripë, piper të zi rozmarinën, hurdhërat e prera në feta, pak vaj ulliri dhe verën e bardhë. Këtë të fundit vetëm sipër peshkut.
Vendoseni të piqet në 200° për 30 minuta. Shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëftë mirë 🙂
Një tavë shm e shijshme më doli. Flm për recetën
Me behet qefi qe ju ka pelqyer dhe te lumshin duart