Krem rukola me fileto salmoni
Një pjatë komplekse në shije por e thjeshtë në realizim
PERBERSIT:për 2 persona
2 fileto mesatare salmoni
2 lugë susam
pak vaj ulliri
Supe krem me Rukola
koper i freskët
pak krip dhe piper i zi
PERGATITJA:
Fillimishtë përgatisni Supe krem me Rukola sipas kësaj recete vetem bazën.Kriposini fileton e salmonit dhe kalojeni në susam duke e ngjeshur në mënyr që ai të ngjitet pas salmonit.Ngrohni një tigan që nuk ngjitë me pak fare vaj dhe vendosni salmonin duke e thekur mirë nga të dyja anët.
Shërbejeni duke e vendosur sipër kremit me rukola.Shtoni koper të grirë imët dhe pak piper të zi.
Ju bëftë mirë 🙂