Biftek në zgarë
Për të bërë biftekun në zgarë dhe tju dali ashtu siç duhet duhet të keni parasysh disa rregulla. Pik së pari mishi sduhet të jetë i ftohtë por në temperatur ambjenti. Zgara duhet të jetë shumë shumë e nxehtë në momentin që do të vendosni biftekun ose sipër në këtë mënyrë sipërfaqa e tijë do thekërriset menjëherë dhe në brëndësi do ruaj gjithë lëngun dhe do rri më i butë. Duhet ta kriposni vetëm pasi është pjekur kështu që mishi nuk do ju forcohet. Kjo ndodhë vetëm me kripën e imët pasi me kripën e trashë po ta shtoni te zgara, mishi do marri shije por nuk do forcohet pasi kripa e trashë shkrinë me vones. Për sa i përket pjekjes duhet ta piqni 3-4 minuta çdo anë dhe mos e shponi kurrë mishin me pirun pasi dalin lëngjet nga ai dhe në fundë do kini një biftek të thatë. Me këto rregulla besoj se do arrini të piqni në zgarë një biftek perfektë.
biftek
rozmarin
kripë dhe piper i zi
hurdhra dhe limon sipas dëshirës
Nxehni zgarën mirë dhe kur të ketë arritur temperaturën vendosni në të biftekun. Shtoni piper të zi dhe rozmarinën, lëreni të piqet nga një anë për 3 minuta pastaj kthehejeni. Fikni zgarën dhe kriposeni. Sipas dëshirës mund ti shtoni hurdhëra sipër për arom dhe lëngë limoni nese ju pëlqen i marinuar.
Shërbejeni sipas dëshirës me një sallat stine, patate furre, perime të zjera. perime zgare etj.
Ju bëftë mirë 🙂
Jo nuk ka nevoj te rrihet, ndryshe i shkaterron fijet e mishit qe e mbajne ate te bute