Rizoto me kërpudha pioppini (gozhdë)
Kërpudhat pioppini të quajtura ndryshe dhe kërpudhat (Chiodini) që mundë ti përkthejmë kërpudha gozhdë dhe për sa i përketë formës së tyre që ngjanë me një gozhdë duke pasur trungun e lartë dhe të hollë dhe pjesën e kokës të vogël dhe të sheshtë.Janë kërpudha me arome delikate dhe shumë të shijshëme.Sot në kuzhinën time në formën e një rizoto.
PERBERSTIT:për 4 persona
400 gr kërpudha pioppini
1 qep e bardhë
1 gotë verë e bardhë
150 gr orizë
Lëngjet vegjetale,të mishit dhe të peshkut
kripë dhe piper i zi
1 pako shafran
1 tufë majdanozë
djathë të grirë kackavall,Parmiggiano(parmixhano) ose Peccorino(pekorino)
pak vaj ulliri
pak gjalpë
PERGATITJA:
Fillimishtë përgatisni lëngun vegjetalë sipas kësaj recete.Lëngjet vegjetale,të mishit dhe të peshkut
Pastroni kërpudhat nga papastërtitë dhe lajini me ujë të bollshëm.Grini qepën imët dhe vendoseni të kavardiset me pak vajë ulliri dhe pak gjalpë.Shtoni kërpudhat dhe kavardisini sëbashku me qepën,Pastaj shtoni orizin dhe skuqeni paksa,shuani me verë të bardhë,Kur vera të ket avulluarë shtoni nja dy garuzhe lëngë vegjetalë dha pakon e shafranit.Përzieni herë pas here dhe shtoni përseri pak lëng vegjetalë derisa orizi të jetë gatuarë plotesishtë.Kriposeni dhe shtoni majdanozin e girë kur të jetë gati fikeni zjarrin.Shtoni pak djathë të grirë dhe pak gjalpë duke e përziere vazhdimishtë që të lidhen gjithë përbersit dhe orizi të mari pamjen e një rizoto kremozë.
Shërbejeni të ngrohtë me djathë të grirë sipër,majdanozë dhe piper të zi.
Ju bëfte mirë 🙂