Makarona Penne me kërpudha dhe proshut spek
Për realizimin e kësaj recete mund të përdorni si kërpudhat e freskëta dhe ato të thatat. Në vëndë të spekut mund të përdorni proshut të gjallë ose pançet.
300 gr. kërpudha të freskëta porçini ose vëndase
200 gr. proshut spek
280 gr. makarona penne ose llojin që dëshironi
1 specë djegës
1 qep e vogël
1 tufë e vogël majdanoz
kripë
pak vaj ulliri
Fshijini kërpudhat me një leckë të njomë dhe pritini në copëza të vogla. Grini imët qepën.
Vendosni spekun e prerë në copa të holla te thekëriset dhe ruajeni mënjanë. Në të njëtin tiganë kavërdisni qepën me kërpudhat dhe specin djegës me pak vaj ulliri, shtoni majdanozin e grirë imët dhe lërini të gatuhen për disa minuta, pastaj shtoni 1 gotë ujë, kriposini paksa, mbulojini me kapak dhe ulni zjarrin në maksimum.
Zjeni makaronat në ujë me kripë dhe kur të jen gati kullojini dhe shtojini te salca me kërpudha sëbashku me pak ujë nga zjerja e tyre. Shtoni dhe spekun e thekërisur, përzijini mirë dhe shërbejini me majdanoz të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂