Fashion Food inspiruar nga Estela Ujka – Parfe me boronic dhe shampanjë
Receta e sotme inspirohet nga fashion bloger-ja më e dashur shqiptare Estela Ujka. Si gjithmon ajo ka ditur të bëj bashkë dy ngjyra që në pamje të parë askush nuk do guxonte ti vishte por asaj i rrinë kaq bukur dhe me stil. Këtu mund të shikoni më shumë për veshjen. Unë për një sharmante si Estela nuk mund të sillja tjetër vetem se një ëmbëlsirë me shije delikate dhe njëkosishtë shumë dinamike me shtimin e shampanjës te boronicat.
250 ml. Pana e freskët
3 vezë
200 gr. boronic
4 lugë sheqer
1 lugë sheqer kaf
gjysëm gote shampanjë
1 shkop vanilje e freskët në munges pluhur vanilje
Të verdhat e vezëve ndaini nga e bardha dhe rrihini me sheqerin. Vendosini në banjo-mari dhe përzihini derisa të keni një krem të trashë. Hiqeni nga banjo-maria dhe përzijeni akoma me rrahësin elektrikë derisa të ftohet.
Boronicat vendosini në zjarrë me 1 lugë sheqer kaf dhe shampanjën dhe lërini sa te zbuten pastaj grijini në pure. Lërini mënjanë të ftohen.
Të bardhat formohini në shkumë. Formoni në shkumë dhe panën dhe shtoini vaniljen. Kremin e të verdhave të vezëve bashkoheni me të bardhat e formuara në shkumë dhe përzijeni me kujdes, shtoni panën përzijeni dhe bashkoni dhe puren e boronicave.
Vishni një formë keku me qese kuzhine dhe derdhi në të kremin. Mbulojeni sipërfaqen me qese përsëri dhe vendoseni në frigorifer te ngrirja për rreth 6 orë.
Para se ta shërbeni nxireni 10 minuta para nga ngrirja. Sipas dëshirës mund ta shërbeni me reçel boronice, koulis frutash, shllak, ose fruta të freskëta.
Mund të përdorni dhe forma individuale për ngrirjen e saj.