Oktapod në salcë
Siç e keni kuptuar produktet e detit janë ushqimi im i preferuar dhe sidomos kur ato janë të gatuara me shijet tona mesdhetare. Sot po ju shkruaj recetën e oktapodit në salcë.
2 oktapodë nga 400 gr. secili ose një i madhë
300 gr. salcë domatesh lëngë
një dorë ullinjë
një dorë kaperi
3-4 thelpinjë hurdhër
1 gotë verë e bardhë
një tufë e vogël majdanoz
lëngë peshku ose ujë
pak kripë
1 spec djegës i freskët
pak vaj ulliri
Pastroni mirë oktapodin po të jetë e nevojshme lëreni në ujë të ftohtë nja 1 orë që rëra që i ndodhet te tentakulat e tij ti dali nga ato vrimat e vogla që ndodhen në to. Hiqini dhëmbin dhe pastroni kokën e tij.
Grini imët hurdhërat, specin djegës, majdanozin dhe kaperin. Vendosini të kavardisen me pak vaj ulliri pastaj shtoni në të oktapodin me tentakulat nën veten e tij. Kavërdinisi paksa dhe shuani me verë të bardhë. Kriposeni shtoni salcën e domateve dhe lëreni që salca të trashet. Shtoni lëngun ose ujin dhe ullinjtë, mbulojeni me kapak duke e lën të gatuhet për rreth 1 orë derisa oktapodi të shpohet kollaj me pirun dhe salca është trashur.
Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër dhe copa buke të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂