Pulë në mënyrë spanjolle
Për përgatitjen e kësaj tave ju duhet salsiçia chorizo (çorizo)spanjolle por në munges të saj mund ta përgatisni me suxhuk ose sallam të tymosur. Proçedura e pjesës tjetër është fare e thjeshtë.
pjesë pule rreth 8 cop
300 gr. salsiçe çorizo në munges sallam i tymosur ose suxhuk
400 gr. patate
4 qep të kuqe
pak rigon
pak kripë
3-4 lugë vaj ulliri
pak piper të kuq
pak majdanoz
1 portokall
Pjesët e pulës lërini me gjithë lëkur dhe lyini mirë me vaj ulliri nga të gjitha anët. Vendosni në një tavë ku do të shtoni patatet, salsiçen e prerë në feta dhe qepët e prera në thelpinjë. Kriposini, shtoni rigon, piper të kuq, lëkurën e grirë me rende të një portokalli dhe spërkateni me vaj ulliri.
Piqeni në furrën e nxehur më parë në 200° për rreth 1 orë ose deri kur shikoni që lëkura e pulës është thekërisur mirë. Në fundë shtoni pak majdanoz të grirë imët ose deg rozmarine sipas dëshirës për dekor.
Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂