Sallatë me lëpjeta dhe kuinoa
Një sallatë e shpejtë dhe e lehtë për të kosumuar një vakt dietik. Tërsishtë vegjetarian me pak fantazi dhe ja ku keni një pjatë plot ngjyra
1 filxhan kafe kuinoa
një dorë lëpjeta
1 portokall
pak djathë të bardhë
disa kokra ullinjë
pak kripë
pak vaj ulliri
disa gjethe borzilok
Shpërlani mirë kuinoan dhe vendoseni të zieje me dy filxhanë kafe ujë dhe pak kripë. Kur të jet gati lëreni të ftohet plotësishtë. Lani lëpjetën dhe grijeni në pjes te trasha, prisni portokallin dhe djathin dhe kompozoni sallatën duke berë një shtratë me lepjeta, kuinoa shtoni sipër portokalle, ullinjtë, kripë pak vajë ulliri dhe borzilok.
Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂