Aldente
Termi “aldente” shoqërohet shpesh me makaronat. Është një term gatimi që ka të bëjë me kohën e dhe mënyrën e zierjes së makaronave por jo vetem sepse këtë term e gjejmë dhe te zierja e orizit pilaf dhe orizit në mënyrë rizoto. Pra është mënyrë gatimi, dmth është i gatur deri në atë pikë që dhe dhëmbët kanë çfarë të përtypin. Makarona është e ziere por zemra e tyre është elastike jo e qullët dhe brumë.
Aldente është makarona kur e hiqni 2 minuta para se zierja optimale. Minutat e zierjes i keni te amballazhi nësë jan përshëmbull 12 minuta zierje ju duhet ta zieni 10 minuta.
Gjithmon duhet të shikoni minutat e zierjes së pakos tuaj të makaronave. Është një mënyrë gatimi e mirë dhe nga ana shëndetësore sepse duke e bluar ushqimin i lejon stomakut një tretëshmëri më të lartë dhe më të shpejtë. Të jep një ndjenjë ngopje dhe pasi e konsumon ndjehesh më lehtë se kur konsumon një pjatë me makarona të ziera shumë.
E njëjta gjë vlen dhe për orizin.