Argjinare e mbushur me mish të grirë
Para se të iki dhe koha e argjinareve po postoj disa receta me to në ditët në vijim. Kjo e sotmja është fare e thjeshtë dhe skërkon ndonjë mundim të veçantë.
4 argjinare
150 gr mish i grirë viçi ose derri
3 lugë djath parmixhano të grirë
1 thelpi hurdhër
pak majdanoz
pak rigon
pak tulë buke
kripë dhe piper të zi
1 vezë
2 lugë galet
pak vaj ulliri
Pik së pari pastroni argjinaret nga këmba, fletët e jashtëme të forta, maja dhe në brëndësia e tyre duke u ndihmuar me një lugë. Vendosini direkt në ujë të ftohtë me limon që mos ju oksidohen ndërkohë që ju merreni me përgatitjet e tjera.
Mishit të grirë shtoini vezën, majdanozin e grirë, pak rigon, pak kripë, piper të zi, tulin e bukës së shkërmoqur, 2 lugë djathë dhe punojeni mirë me duar deri sa të përfitoni një mish të aromantizuar mirë.
Argjinaret vendosini të ziejnë në ujë me kripë për 14 minuta pastaj me kujdes pa ju prishur formën nxirini dhe lërini të kullojnë. Mbushini me kujdes me mishin e grirë. Rreshtoini në një tavë dhe sipër spërkatini me galetën dhe djathin e grirë. Shtoini pak vaj ulliri dhe lërini të piqen në 180° për 25 minuta.
Shoqërojini me lëngun e vet.
Ju bëftë mirë 🙂