Kremi Zabaione (xabajone)
Kremi Zabaione është një ndër kremat më të përgatitur në pastiçeri sëbashku me kremin pastiçieris. Bëhet fjalë për të verdha vezësh të rrahura në sheqer dhe liker të aromantizuar dhe pastaj të gatuara në banjomari derisa të trashet. Konsumohet i tillë me biskota ose si element kompletues i recetave të tjera. Origjina a tijë është e ngatërruar sepse ka dokumenta që e vërtetojnë në disa vënde të botës por ajo që i afrohet më shumë është receta ka ardhur nga Dalmazia ku në atë kohë u shërbente një llojë kremi i quajtur “zabaja”
8 të verdha vezësh
150 gr. sheqer
100 ml. liker
Përzieni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa masa të jetë shkumoze dhe e fryrë, pastaj shtoni pak nga pak likerin gjithmone duke e përziere me rrahësin elektrikë. Enën trasferojeni në banjomari dhe gatuheni aty duke e përziere pa ndalim derisa kremi të trashet dhe të bëhet i mëndafshtë. Zjarri duhet të jet i ulët dhe uji sduhet të ziej kurrë.
Ndajeni në kupa dhe shijojeni me biskota.