Mënyra e gatimit në letër
Gatimi në letër është një teknik gatimi e cila ka një mori avantazhesh sidomos për sa i përket shëndetit për mos folur pastaj që është tepër praktikë dhe nuk bënë shumë rrëmujë në kuzhinë.
Letra e cila mundë të jet letër furre ose alumini mbështjellë ushqimin që do gatuhet dhe mbyllja ermetike e saj krijon një dhomë avulli e cila bën që ushqimi ti ruaj të gjithë vlerat e tijë. Në këtë mënyrë ai nuk kërkon as shumë yndyrë dhe kripë ndaj është teknikë që shumë dietologë e rekomandojnë përsa i përket dietave.
Gatimi në letër bashkon dy llojë teknikash atë të gatimit në furrë dhe atë në avull. Avvulli që krijohet në brëndesi të saj i lejon ushqimit të gatuhet pa e dehidratuar atë dhe në këtë mënyrë as vëllimi i ushqimit nuk ulet. Lëngu që krijohet i cili bashkohet me një sër erëzash apo marinimi që keni përdorur formojnë një tip salce e cila është shumë ftuese. Ky llojë gatimi duke qën se mbyllet ermetikisht në momentin që e hapni për ta shërbyer, lëshon në ajër gjithë aromën që mban të mbyllur. Shërbehet i tillë nga letra për çdo njeri që do t’ja ofroni për të pasur dhe një efektë të këndshëm dhe ftues në momentin që do hapni letrën.
Kjo teknik kërkon një temperaturë rreth 180° deri 200° për tu gatuar, nga 40 minuta për perimet dhe peshqit deri te 1 orë e pak për mishin dhe zarzavatet më të forta.
Mjafton që letra që do përdorni të jet dy herë më e madhe se ushqimi që do mbështillet, mblidheni mire nga të gjitha anët dhe vendoseni në furrë. Më praktikja është letra e aluminit pasi të lejonë të mbështillet mirë por letra e furrës ka një efektë më të madhe. Për të mbyllure mirë letrën e furrës mund të përdorni spango ose të lyeni anët me një të bardhë veze duke e përdorur atë si ngjitës.
Këtu keni një shëmbull të gatimit me letër.