Boeuf bourguignon – Mish në verë të kuqe
Bëhet fjalë për pjatën franceze të cilën Julia Child e përmend te libri i saj “Të njohësh artin e kuzhinës franceze”. Copa mishi të gatuara për orë të tëra në verë të kuqe me sakt në verën e Borgonjës. Ju mund ta zvëndësoni me një Barolo, Chianti, Pinot Nero ose Nebbiolo. Është një nga ato pjata që sju kushton shumë punë por vetëm ta lini të gatuhet në terezin e vet. Receta origjinale kërkon shumë hapa në skuqje të përbërësve veç e veç, unë e tjetërsova sepse të skuqësh nuk e preferoj për arsye shëndetsore. Ta lexonte Julia Child përgatitjen time do rrotullohet në varrë 😛 Këtë pjatë mund ta shoqëroni me një oriz basmati, patate të zjera etj. Kurse unë në lëngun e pjekjes shtova makarona të freskëta. Të ftuarit e mi ngelën shumë të kënaqur. J’ua këshillojë kur keni të ftuar sepse mund ta përgatisni një ditë më parë dhe të nesërmen vetem ta ngrohni, shija do jet dhe më e mirë dhe mbi të gjitha nuk do bëni shumë rrëmuj në kuzhinë.
1 kg. mish tul viçi
150 gr. pancet
1 qep
3-4 lugë vaj ulliri
2 karrota
500 gr. kërpudha Champignon (shampinjon)
500 gr. qepujka
pak kripë dhe piper i zi
2 lugë miell
1 lugë konçentratë domateje
1 shishe vere e kuqe
500 ml. lëngë mishi ose ujë
2 thelpinjë hurdhër
erëza (dafin, rozmarinë, trumëz, sherebel)
një tuf e vogël majdanoz
Për përgatitjen e kësaj pjate ju duhet një tenxhere me kapak e përshtaçme si për furrë ashtu dhe për zjarrë.
Kavërdisni me pak vaj ulliri pançeten derisa të thekëriset mirë, hiqeni dhe ruajeni mënjanë. Në enën shtoni mishin e prer në copa të vogla dhe të lyere me miellë, thekëriseni mirë nga të gjitha anët. Shtoni tani qepën e grirë imët dhe karrotën e prerë në feta, kavërdisini sëbashku, shtoni qepujkat dhe kërpudhat shampinjonë (nëse i keni të mëdhaja pritini në 4-tësh nëse jo lërini të plota). Kriposini, shtoni piper të zi të bluar në çast dhe pançetën që skuqëm më parë. Vendoseni në furrën e nxehur në 220° për nja 20 minuta derisa shikoni që sipërfaqja e perimeve dhe mishit jan pjekur paksa. Hiqeni dhe shtoni në të verën, lëngun e mishit, erëzat e lidhura në tufë (dafinën, rozmarinën, sherebelin, trumëzën) shtoni konçentratën e domateve, hurdhërat e shtypura, vendosni kapakun dhe lëreni të gatuhet për rreth 4 orë në furrë në 140°.
Hiqeni nga furra, kullojeni duke nxjerrë mishin me perimet me ndihmën e një kullese. Hiqni dhe tufën e erëzave. Pjesën e mishit me perime vendoseni në një pjatë servirje dhe shtoni sipër majdanozë të grirë.
Nëse lëngun e gatimit e keni paksa të hollë vendoseni përsëri në zjarrë derisa të trashet, nëse e keni të trashë shtojini pak ujë derisa të bëhet në dëndësin që dëshironi.
Sipas dëshirës këtë salcë mund ta shtoni sipër mishit dhe perimeve ose të gatuani oriz basmati dhe këtë salcë tja hidhni sipër dhe shoqëroni orizin me mishin.
Une zieva makarona taljatele dhe ja shtova salcës duke i përziere mirë mbi zjarrë. Krijova në këtë mënyrë dhe një pjatë të parë
Mishin e shoqërova copa bukë të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂