Çomlek me mish viçi
Kuzhina shqipëtare ka ndikim të madhë nga ajo turke, e tillë është dhe kjo pjatë. Ekzistojne shumë receta për këtë pjatë, kjo është një ndër to. Për gatimin e çomlekut mund të përdorni enë balte ose guri të mbyllura ermetikishtë por dhe tenxheren e presioni por me këtë të fundit koha e gatimit është më e shkurtër.
300 gr. mish viçi tul
500 gr. qepujka
1 lugë konçentrat domatesh
2 lugë vaj ulliri
1 gotë të vogël konjak
2 shkopinjë kanell
pak kripë dhe piper të zi
2 gjethe dafine
1 filxhan kafe uthull e kuqe
Prisni mishin në copa të vogla dhe vendoseni të kavërdiset me vajin e ulliri, shtoni qepujkat e qëruara dhe kavërdisini sëbashku në zjarrë të ngadalët për disa minuta. Shuani me konjak dhe uthull të kuqe, lëreni të avullojë dhe shtoni salcën e domateve, sapo salca të shkrijë kriposeni shtoni piper të zi, gjethet e dafinës, shkopat e kanellës mbulojeni me ujë dhe mbylleni mirë. Lëreni të ziej në zjarrë të avashët për 1 orë ose më shumë derisa gjella të trashet e të ajkoset, mishi të zbutet e të ndahet letësishtë.
Para se ta shërbeni hiqni shkopat e kanellës dhe dafinën.
Ju bëftë mirë 🙂