Sot gatuan Suzana
Liker me Kumkuat
Për 1 kg kumkuat duhen:
750 ml. konjak
700 gr. sheqer ose 1 kg.
dy gota ujë
Presim kumkuatin në dy ose tre prerje dhe i hedhim në një vazo qelqi. I shtojmë konjakun siper dhe i vëm kapakun po nuk e mbyllim fortë se duhet të marrë pak ajër. E vendosim në një vënd të freskët dhe ërresirë për 3 javë, pas 3 javësh i hedhim sherbetin dhe e lëmë dhe një tjetër javë. E kullojmë me një napë të pastër.