Galet me mollë
Nëse do më pyesnit cilat ëmbëlsira ju pëlqejn më shumë dhe pse , do ju përgjigjesha me të madhe ato franceze. Dhe jo për ato ëmbëlsira super të përpunuar që Franca njihet por për ato receta familjare, të thjeshta, plot dashuri e arom si kjo që do ju vendos këtu. Si tani e shikoj veten të kthyer në kohë mbrapa kur për herë të parë në Paris kuriozoja nëpër dritaret e shtëpive te një lagje në “Le Marais” dhe ngado ndjehej aroma e mrekullueshme e ëmbëlsirave familjare. Kjo galet do ju mbushi me dashuri dhe arom shtëpie.
300 gr. miell
150 gr. gjalpë i ftohtë
100 ml. ujë i ftohtë
Për mbushjen:
4 mollë
5 lugë sheqer kaf
30 gr. gjalpë
1 lugë e vogël kripë e trashë
2 lugë të vogla kanell
lëngu i 1 limoni
pak qumësht
Përgatisni brumin brisè dhe lëreni të pushoj në frigorifer. Ndërkohë shkrini gjalpin derisa të bëhet kaf dhe lëreni të ftohet. Qëroni mollët dhe pritini në feta. Vendosni në një enë të madhe ku do të shtoni lëngun e limonit, sheqerin kanellën, gjalpin dhe kripën e trashë. Përzijini mirë.
Hapni petën në diametrin rreth 30 cm dhe rreshtoni fetat e mollëve në mes saj duke lënë pak hapësirë boshe anët për ti palosur. Lyeni sipërfaqen e brumit me pak qumësht dhe sipër shtoni akoma pak sheqer kaf. Vendoseni të piqet në 180° për rreth 50 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë.