Maskë me miell qiqrash dhe kanell
Kjo është një maskë super pastruese për lëkurën e fytyrës me papastërti, akne dhe pika të zeza. Nuk këshillohet për lëkurat e ndjeshme pasi përbërësit që ajo ka janë tepër gërryes dhe e acaronë tej mase lëkurën e ndjeshme. Qiqrat përmbajnë “saponin”një molekul shkumuese e cila ndodhet në shumë bimë. Këtë maskë keni për ta dashuruar
Përbërësit:
1 lugë çaji miell qiqrash
1 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji kanell
2 lugë çaji lëng limoni
Përgatitja:
Përzijini përbërësit derisa të bëhet krem dhe vendoseni maskën në fytyrë me ndihmën e një peneli. Mbajeni 20 minuta dhe shpëlaheni me ujë të bollshëm. Më pas tampononi fytyrën me ujë kamomili sipër për të qetësuar lëkurën dhe mbyllur poret e hapura. Vendoseni 1 herë në 2 javë.