Kur toka takon detin- Kallamarë i mbushur me kuinoa dhe rrepa barishtore të tiganisura
Një pjatë e lehtë e cila bashkon shijet e tokës dhe atë të detit. Unë ju sfidoj ta provoni për të kënaqur shije tuaja.
2 kallamarë
1 filxhanë kafe kuinoa e bardhë ose e kuqe
300 gr. rrep barishtore (rrapic)
pak kripë dhe piper i zi
1 limon
pak vaj ulliri
pak mëndër e freskët
2 thelpinjë hurdhër
1 spec djegës i thatë
1 gotë verë e bardhë
Shpëlaheni mirë me ujë kuinoa-n dhe vendosni të gatuhet me dy filxhana ujë ose lëngë peshku për 15 minuta. Është gati kur ka thithur gjithë ujin e sajë. Ruajeni mënjanë.
Pastroni kallamarin dhe tentakulat e tij sëbashku me krahët pritini në copa shumë të vogla dhe vendosini të kavërdisën me pak vaj ulliri dhe një hurdhër të grirë imët. Sapo të marrin faqe shuani me gjysëmën e verës së bardhë, lëreni të avullohet. Kriposeni, bashkoni dhe kuinoan dhe lërini pak të aromatizohen shijet. Mbushni me këtë përgatitje kallamarin dhe mbyllni grykën e tijë me shkopinjë dhëmbësh.
Ndërkohë vendosni të ziejë rrepa barishtore në ujë me kripë për 10 minuta. Kullojeni dhe priteni trashë. Kalojeni pak minuta në tiganë me vaj të aromantizuar me hurdhër dhe specin djegës. Kur të jet gati hiqeni, shtoni mëndër të grirë imët dhe ruajeni mënjanë.
Tani kavërdisni kallamarin në një tigan që nuk ngjitë me pak fare vaj për 10 minuta, shuajeni me pjesën e mbetur të verës dhe lëngun e limonit. Shtoni piper të zi sipër dhe akoma pak kripë. 10 minuta jo më shumë se ju bëhet i fortë dhe si llastik.
Kompozoni pjatën duke bërë një shtres me rrepën barishtore, sipër vendosni kallamarin dhe sipër kallamarit shtoni lëngun nga gatimi i tijë. Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂