Kroketa- qofte peshku
Se fundmi po studioj rreth ushqyerjes së fëmijve dhe si ti bëjmë ato të konsumojnë disa ushqime si peshku dhe perimet. Dihet që fëmijët vdesin për patate të skuqura dhe brumëra dhe idea ime ishte kjo, t’jua fshehësh perimet dhe peshkun në formën e një qofteje të skuqur. Mund t’jua bëni dhe në furre por fillimishtë do ju a këshilloja tja fillonit me të skuqur sa ti mësohesh shija me peshkun dhe pastaj në furrë. Bëhet fjalë për atë moshë fëmije mbi 1 vjeç që ka filluar të përtypet rregullishtë. Peshku që unë do ju këshilloja më shumë është gjuza pasi ka me pak hala dhe pastrohet më kollajë nga to, në këtë mënyrë ju nuk rrezikoni me fëmijën tuaj. Përgatitjani gjithmon me perimet e stinës.
Për rreth 15 qofte -kroketa
300 gr. gjuz e pastruar
2 karrota
1 finokë
1 presh vetëm pjesa e bardhë
2 patate
pak lulelakër
Për veshjen e kroketave
1 vezë
disa lugë miell
disa lugë galet (Peksimadhe)
vaj kikiriku për skuqje
pak kripë.
Pastroni peshkun me kujdes nga halat dhe vendoseni të ziej sëbashku me perimet me pak kripë. Nëse dëshironi mundë dhe ti piqni në furrë ose ti zjeni në avullë dhe kjo e fundit është më e shëndetëshme. Grini perimet me peshkun në një mikser dhe bëjini pure. Formoni me duar qofte të vogla të cilat do ti lyeni më parë në miell, pastaj me një vezë të rrahur dhe me galet. Skuqini në vajin e nxehtë derisa të bëhen krokante. Hiqini, përthajini vajin e tepërt me një letër kuzhine dhe nëse është e nevojshme shtoni akoma pak kripë sipër. Bëni kujdes më të kur gatuani për fëmijët.
Shënim: për version e të rriturve për ti shërbyer ato si një antipastë mund ti fusni brënda erëza, si majdanozi, rigoni etj, hurdhër disa kokra ullinjë, lëkurat e grira të një limoni janë fantastike për të shoqëruar një gotë verë të bardhë.
Provojini!
Ju bëftë mirë 🙂