Fokaçe me ullinj
Fokaça (Focaccia) me ullinjë ështe një alternativë e mire dhe shume fuksionale për një aperitiv ose e shërbyer si antipastë.E prere në katrore e shoqëruara me turshi ,djathera ose miks sallamërash ajo do ju nderoj në një dite feste ose kur keni të ftuarë.Po ju lë me recetën:
PERBERSIT: 4-6 persona
Për brumin
400 gr miell gruri të forte ose miell 0
1 lugë krip kokërmadhe
pak krip të imët
15 gr maja birre
5 lugë vaj ulliri
pak ujë të ngrohtë
1 lugë e vogel sheqer.
Mbushja:
80 gr ullinjë pa bërthamë
PERGATITJA:
Në një enë paksa të madhe përzini miellin,sheqerin,kripen,2 luge vaj ullirit.Majan e birrës shkrijeni ne uje te ngrohte dhe filloni zini brumin duke e punuar mire me duar.Derdhni brumin në një tepsi te lyer me vaj dhe filloni e hapeni me duar .Vendosni sipër ullinjtë pa bërthame të prera ose koplete,shtoni kripën e trashe,dhe spërkateni përseri me pjesën e mbetur të vajit.Pastaj e vendoseni në furrën ku e ngrohim pak në temperatur 50°,ose vetëm me llampën ndezur dhe e lini te vijë 1 ore.Unë e lash me pak sepse nuk e doja shumë te lartë.Piqeni për 30-35 minuta ne 200°
Sherbejeni të ngrohtë me sallamëra dhe djathëra mikse.
Ju bëfte mirë 🙂