Pasta e dhëmbëve një pastruese e mirë për pikat e zeza
Kjo është pastruejsa ime e emergjencës kur e marrë vesh në momentetet e fundit që duhet të dalë dhe dua një fytyrë të pastër për të pasur një make-up perfekt. Nuk do jua këshilloja lëkurave delikate sepse i ashpërson ato e gati gati sikur dhe i djeg. Ndaj kujdes eshtë vetëm për lëkurat normale dhe të yndyrshme por duke më premtuar që dot ta aplikoni rrallë ndryshe s’jua tregoj fare 😛
Është fare e thjeshtë. Merrni pak pastë dhembësh dhe vendoseni në zonat ku keni më shumë pika të zeza si hudë , mjekër, ballë dhe masazhoni shumë lehtë me mollëzat e gishtave. Lëreni disa minuta dhe shpëlaheni me ujë të ngrohtë. Sipër vendosni një krem hidratues për të qetësuar lëkurën.
Provojeni dhe më bëni të ditur me një koment nëse për ju ka funksionuar. Shihemi në postime të tjera 😉