Vetit dhe vlerat e bajames
1. Në lidhje me zemrën
Bajamet rrisin HDL, kolesterolin e mirë, dhe mbajnë në nivele të ulët LDL
kolesterolin e keq. Si rezultat, rreziku i sëmundjeve të zemrës është ulur
Vetëm duke ngrënë një grusht bajame çdo ditë.
2. Ndihmon në humbje në peshv
Edhe pse bajamet kanë nivele të larta yndyre ato ndihmojnë për të humbur peshë.
Bajamet përmbajë yndyra të ngopura të cilat bëjnë të ndiheni te ngopur shpejt e në këtë mënyre të ndaloni mbingrënien.
Për këtë nuk duhet të kalohet masa një grusht ose 12 kokrra.
3. Ushqen trurin
Bajamet kontribuojnë në zhvillimin e trurit. Ato përmbajë riboflavin e cila vendoset nga një reaksion zinxhir që të çon në kujtesë të mirë. Në fakt disa e konsiderojnë si një ushqim i domosdoshëm për fëmijët në rritje.
4. Kujdesi i lëkurës
Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaj dhe qumështi i bajameve janë nga përberesit kyesore në prodhimet e kremarave të lëkurës.
Produktet e bajames mbrojnë lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.
5. Mban ulur presionin e gjakut
Bajamet kanv shumë kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët te natriumit bajamja eshte ideale si ushqim.
6 Ndalon kancerin e zorres së trashë dhe kapsllëkun.
Bajamet janë të pasura me fibra. Fibrat e bajames ndihmojnë në rregullimin e brendshëm dhe pastrojnë traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojnë trupin tonë për të luftuar kancerin e zorrës së trashë.
7. Bajamet në shtatzani
Bajamet përmbajnë acid folik. Acidi folik është thelbësor për mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës në mënyrë të shëndetshme duke parandaluar defekte të tilla si problemet me zemrën, defekte të trurit dhe shumë më tepër.
8 Përforcuese të energjisë
Bajamet përmbajë mangan, bakër dhe riboflavin që i bëjnë ato përforcues të energjisë. Kur të ndiheni të lodhur hani një grusht bajame me mirë sesa të konsumoni pije energjike..
9 Ideale për diabetikët
Bajamet kanë shumë proteina dhe kanë zero karbohidrate. Ato jane ideale për diabetikët
dhe kushdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.
10 Mjekësia tradicionale kineze përdor bajamet si tonik për të lehtësuar spazmat, ënjtjet, zemrën dhe muskujt.
Info: material i përkthyer nga interneti