Scrub për buzët
Sot do ju postoj dy scube- “skrabe” për buzët pasi të gjitha ne, në dimër vuajme me to. Skrub-et ndihmojnë në heqjen e lëkurave të thata dhe ndihmojnë në qarkullit e gjakut. Mund ta personalizoni dhe me shijen që ju preferoni më shumë si kanell, limon, vanilje, luleshtrydhe, kakako ta vendosni në një enë qelqi të mbyllur dhe ta ruani në frigorifer.
Përbërësit:
1 lugë e vogël vaj ulliri
1 lugë e vogël mjaltë
2 lugë të vogëla sheqer kaf
disa pika limoni
Përgatitja:
Përzijini të gjithë përbërësit sëbashku në një enë dhe më pas masazhojini me delikates mbi buzë.
Përbërsit:
1 lugë e vogël sheqer
1 lugë e vogël kos
pak kakako
Përgatitja:
Përzijini bashkë dhe masazhojeni mbi buzë.