Emma – 6
****
Hapi dosjet dhe filloi punen ….Barok,Rococco,Gotik(Gotik ky stil i rridhte ne gjak ,e indentifikonte) ,Evropian,Aziatik Oriental …keto fjale kumbonin ne mendjen e saj,stile,ngjyra ,fantazi.
Ishte e dashuruar me Gotiken ,nuk kish lene ndertese goteske pa pare…..Praga ,Barcelona e kishte dashuruar pafund ate vend.E shihte ne endrra ,shihte te shthurej e te behej nje me gjithcka i pelqente aty.
Ato katedrale mistike i sillnin nje ndjenje qe kurre here tjeter nuk kishte provuar,e benin te fantazonte ,krijonte .Qenia e saj ishte e formuar nga mijra thermija te tilla te ngjitura njera me tjetren ne nje formim thelbesisht qenesor.Groteskia ime !…kot nuk i thoshte keshtu .Ai njihte me mire se askush tjeter boten e saj,formimin ,linjat….ai e dinte ..ajo ishte groteske ne thellesi!
Linjat e saj nderthureshin …ajo qe te thoshte me ate qe mendonte ,ajo qe dukej me ate qe ishte .
Shpesh thoshte ….brenda teje rron nje esmere…kur ne pamje je kaq bjonde …e qeshnin me te madhe si femije e ajo fshihej e perkedhelej pas tij.Banonin brenda saj te gjitha dyluftimet,dhe ai e dinte mjaft mire sa ta quante Goteskja ime .
Kishte mbaruar njeren linje kur vemendjen i terhoqi nje figure qe tundej …..ishte ai dhe e pershendeste me dore nga kopeshti …….u zgjua zogu im!mendoi …ai i beri me shenje nga filxhani per qerasje dhe ajo nuk ngujoi ti bente me shenje te vinte .Nuk humbi asnje sekonte …..
Kapte floket kur ai u duk tek dera …..qenke cuar shpejt apo me duket??
Jam ne gjysmene punes tashme dhe eshte pikerisht ora per kafen e dyte …..ju???do me shoqeroni ?
Patjeter dhe une nje kafe te zeze ….per nje minute jam pas ,tha ajo duke i kthyer kurrizin .
Si mos t’me mbash linjen zoterote? mendoi
Ai hodhi nje sy perreth ,cdo gje kishte nje rregull dhe nje bukuri te papare,ketu te piqte dielli ne kete koder,ku e ka gjetur gjithe kete jeshillek? Ai mblodhi buzet nga cudia ,
Shtepia ishte e bukur,me ngjyra te nxehta,rustiko..
Nuk vonoi dhe Emma u duk tek dera me diskun plot me ca gjera te cuditshme plot ngjyra e forma qe vetem duke i pare te benin t’i provoje.
Jam nje njeri qe i dua shume embelsirat ,mos u habit .
E kush nuk i do,eshte nje mekat i embel ky !
Nuk ju pyeta ….
Emma ….lexoi ajo mendimin e tij …po Emma,emer i bukur Emma!…..si ndjeheni sot?
Une mire ….sic e sheh jam ne gjendje te lexoj dhe kumtoj ….ju?? …iu drejtua ajo ne menyre pyetse …Rei ….. …formuloi ai,i kish ikur nga mendja prezantimi .
Ju Rei ,jeni mire ,gjithcka ne rregull ?
po …besoj se po!
Emma, po shihja oborrin tuaj ,nga une nuk duket por me la me goje hapur!Kjo eshte nje koder qe pervelon dielli ,si eshte e mundur ky jeshil ?
hemmmm …ky eshte sistemi im …me pelqejne lulet dhe gjithcka ka te beje me kopeshtin .
Kam sjelle ketu gjithcka duhet per kete pune,eshte nje sistem japonez,vetem atje e kam pare dhe kopjuar ne nje fare menyre .
Por ..atje ku e ke pare ,ka pasur nje ambjent te lagesht besoj …ju ketu,si e arrini? Pyeti i cuditur ai .
Lumi ,ai kryen funksionin e furnizimit dhe kalon ujin ne cdo rrenje me ane te tubave et padukshem ,ndryshe duhej nje dite per te ujitur….gje qe une nuk kam kohe ta bej.,plus nje sistemi ujites gjate nates per pjesen e barit.
Po energji ?
Po dhe kjo eshte nje sistem i ri,qe sapo eshte futur dhe ketu ,por nuk e di a eshte i perdorushem ne mase,une pata fatin te bashkpunoj me nje arkitekte qe ka njohuri mjaft te gjera mbi arritjet e reja dhe ekologjike.Ajo me ka ndihmuar shume ne funksionimin e perkryer te gjerave akoma dhe ketu ne kete koder qe eshte fshehur nga syri i njerzve.tani po shoh se eshte shume e rendesishme dhe nje krah i djathte ne jete ,pershtatja qe ne fillimin e jeteses diku,sidomos kur behet fjale per fillimin nga 0.
Cudi ….te degjoj tek flet dhe kuptoj qe kam te bej me nje njeri qe ka pare dhe shetitur shume ….perse atehere zgjodhe te jetosh ketu,ne nje fshat ,ku vetem nje vendas qe nuk mund te ikte do jetonte?Me fal,ndoshta eshte pak personale dhe po tu duk si e tille e leme kete teme,por ….me habit fakti …..pavaresisht se nuk di asgje per ju,dicka kuptoj.
hahahaaa …eshte ajo qe thua …mbasi kam pare dhe jetuar doja nje qoshe per veten time,per mua dhe te dashurit e mi,te qete,larg zhurmes.
Nje vend ku te ushtroja dashurine time per lirine,lulet,natyren ,kafshet ….qe akoma nuk kam marre asnje dhe e mendoj sapo te vendos se nuk do leviz me me periudha te gjata…..pastaj ,perse jo ne fshat??
Ideja ime eshte se njeriu duhet te kete lidhje te drejte per drejte me token ,me prodhimin ,me gjithcka qe ajo te jep!Vertet,nuk e kam idene e fshatit por mesoj avash avash te behem nje ‘’fermere’’,beri gishtat ne forme thonjezash ajo… e mire.
Me pelqen te merrem me punet qe ka nje shtepi ne fshat,me token,me pelqen te kultivoj perime,bime mjekesore ,ereza,me ndihmen e nje njeriu qe ka njohuri si fillim ,sigurisht,me pelqen te eci zbathur ,per te ndjere njomeshtine e dheut ,prekjen,gudulisjen e barit ne shuplaken e kembes,me pelqen.
Kur vendosa te marr kete toke …te gjithe ishin kundra.Nuk guxoja t’i thosha dikujt qe do le punen dhe do kthehem ne atdhe ,do blej nje toke dhe do merrem me te,njekohesisht do mendoj se cfare do bej…..je e cmendur,me thoshin!Sot njerezit kerkojne sigurine,ti pasigurine,pastaj pfffffff ….ne fshat,te gjithe mblidhnin buzet,por tashme kur vine,nuk duan te ikin …..parajse thone!
Pastaj dhe une nuk jam shume larg teje,ky qytet ca metra me tutje,eshte dhe imi,dem baba dem qe ketu , ky pellg nuk ka qene gjithmone qytet endrrash,kot te mburremi,apo jo?
hahaaaaa te gjithe thone ….kryeqytetas ,ata qe takoj dhe njoh mire,pa leri te tjeret …kurse ti!Po me cudit,je e vecante,nuk duhet shume per ta kuptuar.
Ai hodhi syte perreth perseri …dhe ketu,ne gjithe kete shtepi …jeton vetem ?
Po ..ke te drejte …mendoi ajo …(me cifte te prisja ,une dua te di me shume se ti,mbi kete teme,jo per gje po ….jemi dhe komshi mo burre i dheut,te mos njohim njeri tjetrin !…turp lali turp,keshtu thote miku im Adi,dhe une huazoj shpesh theniet qe me pelqejne).
Aty me rri…se …aty te dua …..a po …tha ajo ,ketu jetoj vetem ,dmth ,jo fare vetem por nga ana familjare e kam fjalen ,nuk jam e martuar,por me mua jeton nje grua ……(hmmmm …dreqi e mori ,do me marre per vicioza….duhet sqaruar disi) ….uroj te shohi Irmen se shpejti,ndryshe ……e shkela!
Jo,pyeta kot,jeni e madhe per te zgjedhur tashme ……buzeqeshi ai me nenkuptim te dukshem …..u te vrafsha me 2 gryka,po jo o i zi ….c’me ngaterrron keshtu,une hap rrugen ….ti!!!!!
Irma eshte 60 vjece …shtoi ajo per te pastruar vendin …ahaaa u habit ai ,me vete ka thene…c’i ka gjetur?!
Eshte kokekuqe ……ahaaaaa …beri prape ai ,e kuptova …..paska vitsia mendoi…..eshte dhe e huaj,nuk eshte dora jone ……shi dreqi ,ka germuar dhe larg …..
Corbe !!!!!!mendoi ajo…tani e djallosa fare ….
e po ….tha ai …
jo,jo ….nuk eshte ashtu ! thirri ajo .
Si?? Pyeti ai i habitur …dmth ashtu …..ohhhhhh histori e gjate ,lere,here tjeter …
Po,po dhe une ….eshte ora te shkoj ,tha ai…duhet te dal dhe ju sic e shoh keni pune ,mos t’ju mbaj ,por ….do shihemi serisht ,ketu jemi …tha me gjysem zeri…
Te njihni dhe Irmen …shtoi ajo nxitimthi ,kaq sa ai shqeu syte …..patjeter dhe nje skermitje ju formua ne fytyre si te thoshte….dhe kjo mu desh!!!!!!
Kur mbylli deren pas kraheve te tij ajo vuri te dyja duart ne fytyre duke bertitur ….e cmendur ,e cmendur,e
cmendur !!!!!!!
Siiiiii ….thirre gje ,u degjua zeri i tij nga jashte …
Jo,jooooo… se shpejti …..u shtremberua ajo.
As ne komedite me qesharake,nuk ndodhnin keto,e pamundur!!!!!!I vinte te shqyente veten me dhembe ….
por tashme ai kishte ikur dhe nuk kishte arsye me .
Telefoni binte pa pushim dhe i tregonte se duhej te zgjohej.Arkitektja e priste ne 7.30 tek zyra,duhet te niseshin per bregdet .
Piu kafen ,veshi nje fund me pensa e me xhepa,nje bluze me dizenjot e saj mbas shpine ,medalionin e saj te preferuar,sandalet me take njish,per me komoditet,vuri aromen e saj te njohur ,rrufiksi njehere kafen e ngrohte dhe u nis ….ika ,me presin,mos me prit per dreke,nuk vij ,tha ajo dhe duke ikur shtoi ….shko gjithmone tek kjo parukiere te kishte bere shume te bukur dje !Irma qeshi.
Hypi ne makine dhe po e nxirrte tek porta kur u perball serisht me zogun …miremengjesi,si kaq shpejt?
kam pune ne spital sot,ti?pyeti ai,ku shkon kaq rrembyer? Fytyra e tij tregonte ekzaminim te veprimeve.
Do shkoj ne bregdet sot ,tha ajo…por ai nuk priti ta mbaronte fjalen dhe i tha: bej qejf bej,per ty qenka kjo bote dhe i dha gaz …shihemi tha duke i tundur doren.
Ajo i ra timonit nga inati …..me siguri do me marri per ndonje firifiu ky …..te gjitha terset tek une do ndodhnin ??????Ejjjjjjj thirri …..dhe u nis pas tij ..po ne spital c’donte ?
Mos eshte ndonje i rezervuar …mendoi per te qinten e sekontes ….ku i dihet,ndonje manjak qe rri larg qytetit …..ndaj iken keshtu,kishte arritur tek zyra me keto mendime te fantaksura .
Miremengjesi ! u degjua zeri i arkitektes,qe trembi Kingun brenda saj.
Miremengjesi ia ktheu Emma ,do hypim lart apo do ikim direkt ?
Perse je zgjuar keshtu sikur ke pare ndonje te cmendur ti?
Thua? I doli asaj pa dashur
Keshtu dukesh …..
ndoshta …peshperiti …
Vertet ,c’ke sot se si je!
…..leri llafet e hyp te ikim se jam gati te rrah njeri ,qeshi ajo .
po kafe ke pire?
jo!…hajt se e pime rruges me mire .
Si urdheron !thirri tjetra …..po shpetova pa dru,jam me fat …
Ndaluan tek nje hotel ku kishte nje bar ne mes te hijeve per te pire kafen dhe Eva e ngacmoi ….zbrazu,si eshte puna?
lere …ka filluar qe dje nje ngaterrese e papare ….per te qeshur e per te qare ..
Kam nje komshi tek shpia,ne krahun tim dhe perplasem pardje me te ….simpatik …nuk them ….mbasi u pame e u pelqyem …..na vjen ne mengjes per kafe dhe behemi lemsh …une i them jetoj me nje femer ….dhe ai hapi syte…mundohem ti shpjegoj dhe i them ….eshte kokekuqe dhe ai ben ….hemmmmmmm….. i them se eshte e madhe 60 vjece e ben ohhhhhhhhh ……tjetra ishte duke u shkrire se qeshuri…..po ti c’pate???? Ma keni luajtur mendsh te gjithe,ckeni pesuar keshtu ???
Sot e takova ne mengjes dhe i thashe ….do iki ne plazh me nje femer ……dhe tjetres i doli uji nga hundet nga te qeshurit ……thashe dhe une se kisha nje njeri serioz perpara,intelektuale grua e botes,do me jape nje mendim !
……por Eva nuk pushonte dot te qeshuren …..cohu,cohuuuuu se lame nam ,po qeshin dhe kamarieret
me ne ,gaz i botes u beme,cohu …..Eva u cua por e qeshura nuk i kishte pushuar ……u ty te rafte e mira qe me shkule nga brinjet,po ku i gjen aman …po,po …..njenjenjeee ….perqeshi ajo ….ku i gjeta….me gjeti thuaj !!!!
C’me ha bytha dhe mua qe ta them ty! Por tjetra qeshte me shume akoma ….
Uroj te na dali per mire ,kam qeshur sa per gjithe vitin ….Emma i hodhi nje sy dhe u shtremberua serisht ….
Ej,me gjithe kete te qeshur ,uroj te dalim mire sot…
Mos ki merak…te gjitha do shkojne sic duhet !
Kur arriten ishin te mrekulluara nga bukuria e asaj rruge ,duke filluar nga Vlora dhe duke mbaruar matane Himares .Emma ishte e mahnitur dhe nuk pushonte se thirruri …shiko cfare mrekullie eshte ketu!Jeshil,ajer,akoma dhe rrezet qe cajne pemet me duken me te bukura ketu .Eva ….do e ndaloj,te betohem ….do e le mu ketu ne mes te rruges ….nuk dua ta humb kete bukuri perrallore!Ma kjo eshte nje mrekulli e vertete !Ec moj ec se me vdiqe sot…..pak me lart eshte nje lokal i bukur tek sorkadhja …aty do ndalojme .
Do shohim dhe sorkallet dmth …..hemmmmm shfryu Eva,sorkallen do ta bej une atje,u pa puna,vetem ec .
Ah e dashur ……me ke shkelur ne keto vise eeeeeeee??? Ndaj zoterote me je e c’mrekulluar,budalli qenkam une ketu!!!!!
Eva buzeqeshi …..lere me mire…mos te rafte te njohesh ndonje nga keta qe e kane gjoksin grope …..tendin e bejne me vrime,kujdes!
Ahaaaa …ka buke ketu,konstatoi Emma,duke tundur koken.
…..kishte ,shtoi Eva ,nuk ka me ,na mbaroi .
haaa haaaaa gjej buke te mesme atehere ,ndrro buken hahahhahaa
po moj poooo ,sa qesha ….beri majtas Emma kur pa sorkadhen dhe me nje terheqje frenash beri Even te hidhej perpjete!Kurre nuk mendoja se do shkonim kaq mire bashke ….i tha ajo duke e pare ne sy.
Pavaresisht se tallesh me mahnine time…te kam xhan dhe gezohem qe bashkepunojme kaq mire!
Je e mire !!!!!…..dhe pak vlonjate ..shtoi tjetra….vertet???? thirri Emma e habitur …po e vertete!
Behu gati per nje lishars te forte pas kesaj kafeje te shpejte ,na pret nje rruge krejt e ndryshme nga kjo qe pame,e kunderta ,por shume me teper perrallore ,atje shkojme ….
Atehere …….do te shkruaj ne kurs per patente!Duhet te mesosh makinen,ndryshe une nuk mund te shoh asgje!Gjynah!!!!
Gjithe rruges Emma nuk pushoi se thirruri e habitur,kaq sa Eva i terhiqte vemendjen nga frika …
Kur arriten ishin te lodhura por nuk e ndjenin ngaqe rruga per atje eshte vertet shume e bukur plot peisazhe ku syri te ze kaltersi pa fund.Bregu perqafonte embel bregune rera futej ne te e arte e kaltersia kthehej ne nje ngjyre te zmaragelt …te jeshilte ….te bukur ,kete dinte …te merrte frymen kjo bukuri.
Hoteli ishte pothuajse i mbaruar ,punetoret punonin vetem brenda !Kishte nje verande ….eeeenderr!
ishte mbeshtetur mbi parvaz ,kur Eva e thirri ,Emma ky eshte zoti Vasiliu…….dhe kjo eshte Emma ,bashkepunetore dhe nje nder stilistet e dizenjos me nze ze ne zyrat tona,me eksperience dhe studime Mynihjane.
Emma u skuq ….gezohem ,peshperiti ai .Tani,duhet t’ju them se une kam pronetuar nje kend te qete diku ketu poshte ne breg ,presim dhe pjesetarin tjeter dhe nisemi per atje,eshte ore dreke keshtu qe ….bisedojme shtruar .
Keshtu bisedojne gjithmone keta,pyeti Emma e mesuar me seriozitetin dhe ftohtesine e mardhenieve te punes te ketij rendi jashte ,por berryli qe i erdhi e beri te shkonte shpejt ne vend ,sa te rende e paske doren !!!pushke ,peshperiti ajo dhe e hoqi shikimin nga Eva se e dinte qe do shperthente ……ne kthese ajo iu kthye…te thashe,jam vlonjate!!!!
Tek u ulen hapen linjen qe kishin projektuar ,nga karriket tavolinat,bari,ambazhuret,i treguan copat e
katalogeve per veshjen e dhomave ,nga perdet ,kuvertat,carcafet,jasteqet,copat e karikeve ,pasqyrat ,akoma dhe lulet …
Eva i kishte projektuar kaq bukur ne kompjuter sa dhe Emma ngeli me goje hapur kur pa akoma dhe punen e saj te mbarur me perkujdesine me te madhe .
Prandaj dhe fama e vajzes se re ,ne syte e Emmes .Kot nuk ishte nje nder studiot me te njohura!Kishte bere masterin ndermjet Amerikes dhe Kines ,nuk ishte shaka.
Kenaqesia dukej qarte ne syte e te tre sponsorave qe shikonin njeri tjetrin ne shenje miratimi ….nuk kemi te shtojme asgje …eshte nje mrekulli!E perkryer ,u hodh me i riu ne moshe .
Jane te zgjedhura nga salloni i fundit i bere para pak javesh ne Milano .
Ne baze te buxhetit cdo gje ishte e perkryer ,pervec kesaj ata shtuan ne kete liste akoma dhe listen e serviciove dhe shtrimin dhe zbukurimin e tavolinave ,gjithcka do vendosej nga ato .Vajzat pane njera tjetren ne sy!
Dreka ishte e persosur si cdo gje tjeter qe ishte aty.Emma nuk arrinte te mbyllte gojen ,nga nje gje,shihte nje tjeter.Njeri nga sponsorat i hidhte shikime te embla ku e ku Eves dhe e pyeste mbi ndonje detaj ,demek …mbi skeden,Emmes nuk i shpetoi kjo.
Kishte pare dhe shijuar kaq gjera por ,kjo ishte nje gje qe kurre nuk kishte menduar se mund ta gjente ne vendin e saj !E c’kishin Hotelet e botes para ketij qe po ndertonin e mobilonin ketu?Asgje me shume ,pervecse me pak se kjo mrekulli qe te haste syri ketu. Kur u cuan ,fytyrat e tyre ndrisnin nga gezimi .
Ne po largohemi por ju keni nje dhome te porositur ku mund te shkoni ne cdo ore te doni.Deri neser cdo gje e shte e paguar nga ne per kenaqesine tuaj dhe tonen,i tha djali kacurels duke i shtrenguar doren bute Eves.
Faleminderit peshperiten ato ne nje goje , u pane ne sy dhe nuk priten ikjen e tyre per ti dhene doren njera tjetres .Ishin kaq te kenaqura nga puna sa ia vlente nje dite relaxi.
Je nje profesioniste e vertete Eva!Kur pashe punen qe ke bere …..ngela ,puna ime nuk eshte asgje para asaj.
Une nuk kam bere asgje me shume se sa kam hedhur ne kompjuter punen tende,zgjedhjet e tua,tha ajo .
Aty duken reale ,mgjt ,merita eshte tek bashkepunimi ,ai ben fuqine.
Kam punuar dhe me njerez te tjere por nuk kam pasur kete arritje ,keshtu qe i kam likujduar dhe kam mbajtur prane ata njerez qe jane te denje ndaj ambicjes time per punen,respektit dhe dashurise ndaj saj.
Nuk dua qe dikush qe futet ne zyren time,te dali i zhgenjyer prej saj,do bej te pamunduren t’i permbush se tepermi kerkesat e tyre,ky eshte synimi im ,pasioni im,jo vetem puna ime,ndaj me pelqen ti dhe puna jote,ke te njejtin pasion ,pervec nje syri fantastik ,magjik aty ku ve emrin tend.
Ato copa qe sjell ti,jane te panjohura ketu ,sikurse dhe krijimet e tua te vecanta,kombinimet jane nje mjeshteri tjeter….nuk te kam thene …..dua t’me ndryshosh dhomen e gjumit !Dua doren tende aty!Emma qeshi …..sigurisht,a mund te them jo…..mos guxo …u germush Eva,dhe tani luaj ….kam nevoje te shtrihem 5 minuta .Ti shtrihu…..une nuk mundem …..kam nje entuziazem qe nuk me le,dua te eci .
Tjetra e pa duke e hetuar ….nuk me shpetuan syte e atij kacurelsit eeeeeeee!Jo,pooooo mos kujto se jam kaq shume qorre ….jo per gje,qeshi ajo duke u shtrire.Duke mbyllur deren Eva e perqeshi ….gjume te embel!!!
Te nesermen u nisen qe pa gdhire mire ,duhet te ishin ne qytet per nje tjeter sfide !
Ti merr listat ,merru me kerkimin e servitsiove ,une coj ne fabrike copat dhe gjithcka tjeter,te marr ne tel per te treguar kur do jene gati qe te pronetohen dhe servitsiot,ne te njejten dite nisen te gjitha sebashku,ok?Patjeter,pohoi Emma ….dhe dicka tjeter….mos e le pas dore idene tone,tashme me shume se kurre ,na duhen magazinat dhe dyqanet tona,linja jote ,eshte shume me e thjeshte per ne keshtu .
Ke te drejte!Me mbarimin e kesaj porosie ,veme ne vize dhe Hotelin tjeter ,keshtu qe ,nje rruge e dy pune ,me vendosjen e skicave ,ne bejme doreheqjen ,dhe ketu u degjua e qeshura e tjetres ……doreheqjen ,perqeshi ajo…..
Atehere vazhdojme ……pune! tha Eva duke e puthur.
Pune te mbare !kurajo!..
Gjithashtu ia ktheu tjetra.
Harrova te them ….kur ta takosh…thuaj qe ….fjete me nje femer mbreme hahahhahahhaahaha
dhe kjo me duhet qeshi dhe vete,perse ma kujtove,e kisha harruar per pak ….hajde shpjegohu tani…
nuk arriti te mbyllte Eva deren mire kur dikush i ra xhamit …..mos!!!!!!!!!Ai!!!!!!!!Miremengjesi !
Miremengjesi!Duket dita qe ne mengjes tha ai duke pare nga Eva ….
Per ku je,pyeti ajo.
Rrotull….kam cuar makinen tek mekaniku ….mos u shqeteso ,asgje qe nuk ndreqet !
Perse nuk me the ?
Ketu do bisedojme ?Nuk mund ta mbyllesh makinen,apo ke ndonje takim tjeter? E ngacmoi ai …
Me prit 2 minuta ,erdha ….dhe e ndezi duke u kthyer per tek parkingu ne qoshe .E mbylli,mori canten dhe doli.Rruga per te arritur tek ai ishte e drejte keshtu qe ai po e shihte sikur ta maste,kaq sa mendonte se do i ngaterroheshin kembet e do i dilte zemra nga goja!Kish kohe pa i ndodhur nje gje e tille!
Mbreme po te ruaja te dilje por nuk dole,doja te ftoja per kafe ….
Jo,nuk kam qene aty ,nuk fjeta ne shtepi …
ahhhhh pooo …tani qe te shoh ….ke te njejtat rroba…..kuptova..
Isha jashte qytetit ,me Even .Eva eshte arkitektia qe ka bere dhe shtepine time,u shpejtua te shpjegonte ajo.
E njihje me pare apo e njohe ketu?pyeti ai …
Jo,e njoha ketu ,por vazhdoi ajo duke hyre ne deren qe ai hapi dhe e la te hynte me miresjelljen e nje kavalieri.
Ishte nje kafe e qete dhe me kolltuqe te gjere sic i pelqenin asaj….kam nje gje per te thene ..dhe te dy zerat u perplasen me njeri tjetrin …qeshen …
Fol tha ai duke hapur doren me miresjellje …prioriteti i takon femrave ….
Desha te thosha se mbreme isha per pune me Even ,ne Himare,mbyllem nje nga dosjet qe kishim neper duar .
Jam shume e gezuar !Eshte puna e pare e imja ketu dhe ishte shume e suksesshme deri tani,e pelqyen shume stilin tim te dekorimit.
Gezohem ,kjo eshte vertet nje lajm i mire,e festojme atehere …dhe une kam dicka per te festuar ,dje me thane se pas lejes mund te filloj pune ne nje nga spitalet ketu ,kane nje vend qe do hapet ,dikush iken .
Vertet?Ju jeni nje mjek??? U habit ajo .
Po,une jam nje mjek !perse habitesh ?
ahhhhh nuk e di ,ndoshta se pse kur vendosa te jetoj ketu,ishte pikerisht ky problemi im ….rasti i urgjences.
Me shqetesonte fakti se shtepia do ishte larg asistences sanitare,me trembte pak kjo ….te vdisja pa ndihme ,kur te isha plakur e mos te mundesha te shkoja vete ne klinike.
hahaaahaaaa pranome pra mua per doktorin tend personal dhe keshtu i mbyllim foviet, qeshen te dy.
Si perfundoi nje mjek te jetoj ne fshat?!!!!
Ashtu disi sic perfundove dhe ti,nje cudi eshte dhe kjo ….lozi ai.
Kjo eshte nje histori me vete …..njerezit nganjehere brenda jetes se tyre,jetojne disa jete ,jo vetem nje .Ndoshta cuditesh,por une besoj tek kjo thenie,pavaresisht se jam doktor dhe jo filozof ,filozofia eshte nje cope e imja .
Kur ju pashe ,mendova se ….perfundimisht u hap qielli dhe fati vuri doren mbi mua …..por ndoshta nxitoj .
Perse ?…pyeti ajo,nuk me konsideron me shoqe ?
Jo,po,dmth …..nuk di si ta them ….jane shume gjera …..
Irma ?Mos me thuaj qe eshte Irma??!
Eshte Irma? Pyeti ai duke e pare ne sy …..a.po …????dhe ai tregoi andej nga iku Eva
Ajo shpertheu ne nje te qeshur gurgulitese …..e dija, e dija qe ishim bere corbe …
Mos me thuaj se ke menduar se …..paralelizoi gishtat ajo ne forme lidhjeje ..
Perse ,ju ….n’quk …..nuk ….hemmmm ?????…..beri gishtat ai …
Ajo shpertheu perseri ne te qeshura nen imazhin e Irmes si e dashur ….Irma ime e mire !Jo,jo ……asgje nuk ka te beje me kete!Irma jeton me mua,nuk bashkejeton me mua.Irma eshte njesoj si nena ime ,eshte nen mbrojtjen time.
Ai hapi syte,dmth ti ….nuk???……jo??!!!
Ma sigurisht qe jooooooo!!!!
Jam singel!!!!Vetem ,vetem fare e di kujt i thone?
Ai ishte bere ta perqafonte nga gezimi …….dhe une per pak mendova se ajo vajza qe percolle …
Emma shpertheu perseri ….e dija ,e kuptova qe dicka nuk shkonte mire ….qeshi ajo.
Jam i lumtur ,jam vertet i lumtur qe ti ….nuk,qeshi ai .
Atehere a me pranon ,a pranon bashkepunimin tone ?????A pranon te bashkepunosh me mua????? Tha ai duke i marre doren …..dhe pse jo,peshperiti ajo…..mjafton te behesh ti klienti im dhe une ….jo…nuk ….kurre ….asistentja jote…qeshi ajo fort.
Atehere nuk na ngelet tjeter,pervecse te cohemi,te paguajme dhe t’me paguash demin e bere duke me cuar deri tek mekaniku i makines,marrim makinen dhe qe aty jemi te lire .
Me jep nje sekonte sa te flas me babin dhe Irmen,kam 2 dite pa i pare,mbreme i thashe se ne mengjes do jem aty …me prit jashte atehere ..dhe ai iu drejtua kamarierit..
Dora e tij ne mes e beri te fliste me shpejt dhe t’i pershendeste me nje buzeqeshje vesh me vesh …..zogjte e mi,paskan perfunduar ne te njejtin kafaz me duket.
Ai hapi syte i cuditur.Babi paska kaluar ne mengjes nga shpia dhe ka marre dhe Irmen me vete per te bere xhiro anes se detit,e kthen mbasdite,mbas renies se diellit keshtu qe dhe ne jemi te lire ….
Atehere ,ecim …..e terhoqi ai pas vetes dhe ajo si nje cuperline e gezuar ndoqi hapat e tij.
Kur hypi ne makine ,ndaloi prane saj dhe tha…si thua c’rruge do te ndjekim ?Shkojme ne ndonje lokal anes se detit apo ne shtepine time,vetem se ta dish ,duhet te gatuajme …. blejme disa gjera ,sic e sheh ,jete beqari…
E di cke ,tha ajo pas tij…shtepia ime eshte bosh ,jemi vetem,me dreken gati ne furre ,vere te mire dhe fruta….c’te te doje e bardha zemer.Nuk ta kam treguar kopeshtin tim ,duhet ta shohesh ,tha ajo seriozisht …atehere ,dorezohem ,shkojme,ti para une pas….
U nisen drejt shtepise kur ne nje moment ne rruge ai e parakaloi dhe duke nxjerre koken ne dritare e pa …cke??? ..pyeti ajo,perse sheh??
thashe te kontrolloj syzet ….i paske te hapura sot …jo po kabriole …beri ajo nje grimace ,ai qeshi fort….
U futen njeri pas tjetrit ne kthesen e hyrjes ,shtepite e para ishin te medha dhe te bukura ,por asnje nuk njihte qe aty akoma ,me pas vinin duke u rradhuar deri tek shtepite e tyre !
Duke parkuar ai e pyeti kureshtar …c’te terhoqi vemendjen rruges qe shihje ashtu?
Pe ndonje te re ?
Jo,asgje …thjesht mendoja ne se ne ato shtepi jetojne njerez,kurre nuk kam pare askend aty jashte ..
E dashur ,tha ai duke i vene doren serisht tek mesi,gje qe asaj aspak besdi nuk i bente perkundrazi i dukej nje shenje e embel perkujdesi e delikatese,shume shpejt do shohesh se ato shtepi do mbushen femije ,zera dhe njerez te rinj,nuk eshte shume larg dita,pervec te tjerash sot duhet te them se bisedova per shtrimin e rruges dhe nga krahu jone ,sikurse e kane shtruar ne anen tjeter,gje qe mendova se shikoje,ndaj te pyeta..
Tek 3 ,4 nga ato shtepi rrine njerez te mite,por dhe me ketej i njoh ,jane njerez te mire dhe te urte,por ketu kane ngelur vetem pleqte se rinia ose kane e migruar ose studiojne a rrine ne qytet,por mbreme isha tek njeri prej tyre dhe me c’biseduam,do kthehen shumica ndaj do fillojne me rregullime dhe punime.
E di c’me tha tjter qe nuk dija ,se rrotull nesh jane te gjitha toka te zena nga cifte te reja qe kane vendosur te jetojne ketu,jane emigrante qe me gjendjen kane vendosur te kthehen.Shtepite i kane pasur ne vende te ndryshme por njihen midis tyre dhe duan te hapin nje baxho te madhe prodhimi ,kane filluar dhe ndertimin ne nje toke pertej rruges….ma ajo po behet nje ndertese mjaft e madhe per kete gje .
Po,eshte bashkepunim me nje linje te madhe greke.
Bravo!!!!!Pa shiko,pa shiko ….me habite,nuk dija asgje.Gezohem !Vertet gezohem !
Do rrime jashte apo brenda ,ku deshiron?
Dielli nuk eshte aq i forte keshtu qe mund te rrime ne verande,sygjeroi ai .
Atehere eja …merr gotat dhe nje shishe vere ketu…shtro mbulesen ,merr cfare te mendosh …beri ajo me shenje ne nje dollap qe hapi,per shoqerimin e veres dhe une ….zere se jam aty…vetem pese minuta …
….jo me shume …shtoi ai…
Dhe vertet nuk vonoi ….erdhi me pjatat ne dore dhe nje kaftan te bardhe ,si enderr ….
A mund te ndihmoj, u cua ai …jo,jo ..pak gjera do sjell ,dua te shijoj me teper shoqerine tende ,buzeqeshi …
Te shkon shume buzeqeshja…vertet…pak njerzve iu shkon keshtu….thone qe kjo tregon nje shpirt te paster,te bukur.
Thua???? ……..ndoshta dhe perse duhet te them jo ….me pelqen ky referim!
Emma,jemi te rritur dhe …..une ..jam e rritur ,e nderpreu ajo …..pse,une c’jam ,tha ai….une jam bebe???
Ti je ….adoleshent..qeshi ajo ….
C’rendesi ka ,ti je bebe dhe une adoleshent ….
Ka rendesi nje vit,dy vjet diference ???
kush e ben rendesine ??Diferencen???Nuk besoj se e bejne vitet,vetem ato jo!!!
Mos me thuaj se te trembin 2 vjet diference!!!Do qesh!!!
Emma Emma!!!!Je njeriu i pare qe me remben keshtu!
Genjen ,tha ajo duke e pare thelle ne sy ,dhe ai iu afrua me shume dhe peshperiti …..nuk genjej Emma!
Nuk genjej!Je njeriu me i thjeshte dhe i pakomlikuar qe njoh ….pervec ngaterrimit me Irmen ,qeshi ai …hahhahaaaa u degjua e qeshura e saj.
Nuk e di …..besome,kam shume nevoje per ty,kaq shume !
Po ti nuk me njeh ,nuk di asgje per mua…..si mund te kesh nevoje per mua???
Jo,nuk me kuptove ,jo per ty konkretisht,pikerisht per kete ajrin qe krijon rreth teje,energjine,akoma dhe misterin .Ti,vjen nga nje bote tjeter Emma ,nga nje bote ndryshe nga kjo!
Ka nje gje ne syte e tu ,nje gje qe une njoh mire ,nje kuverte,qe mbulon pjeset qe kane ftohte,eshte e njejta ngjyre dhe forme me ate mbulese qe perdor dhe une kur jam vetem.
Ajo kish shtangur dhe e degjonte dhe ne sy i lodronte nje lum,nje lum qe nuk kishte gjendur akoma derdhjen ……
hesht,nuk eshte e nevojshme te thuash asgje ……jam ketu!Besome !Nuk e di a besoj dhe vete ,nuk e di ku besoj e ne ke organizate bej pjese?!Une jam mjek!nuk mundem dhe nuk duhet te besoj tek dora e Zotit ,fatit,rastesise,nuk me lejohet Emme,por ne jeten time kam pare kaq shume mrekullira sa e di ,e ndjej se ka nje energji nje fuqi te gjithesishme ,dhe jo nuk eshte zoti me mjeker te bardhe ,si plaku i perrallave ,qe ndershkon ose ben te qene deshiren tende por,eshte lutja,ajo qe del nga shpirti dhe si nje ere germon ne toke e nen te,germon ne te gjitha vrimat e skutat,akoma dhe ato me te errtat per te bere te ditur qellimin tend.Ndoshta veshi i kesaj gjithesie degjonte kur une te kerkova,thjesht nuk dija ne se ti ….quheshe Emme,nese ti ishe brune a bjonde,ne se ishe e dobet apo e shendoshe,nuk dija nese ishe e gjate apo e shkurter,por ishe ti ,e dija dhe veshja,mosha ,nuk ka rendesi,ti je ti!
Emmes,lotet i shkonin te njepasnjeshem neper faqe dhe nga hutimi dhe perqendrimi ,nuk donte t’i jepte rendesi fshirjes se tyre…
Kishte degjuar per shpirtin binjak dhe e besonte kete gje,por per te i dukej nje gje e pamundur…nje shpirt binjak,nuk ishte ai qe te donte te njejtat gjera me ty,te bente te njejtat gjera me ty,te ngjante njesoj me ty,jo!!!Per te nje shpirt binjak ishte nje qenie qe e ndieje prane teje,qe ishte gjysma jote,por e kundert nga ti!
PS:Vashdon në kapituj të tjerë ….Valbona Duraj