Levrek me perime
Levreku është ndër peshqit me mishin më të shijshëm dhe ndaj ky llojë peshku konsiderohet si peshk i çmuar. Unë sot e solla me perime, një recet që e përdorë shpeshë për darkat e fundjavës. I përgatitur me perimet e stinës dhe të miat ishin këto që do i gjeni te receta e mëposhtme.
1 levrek rreth 2 kile
2 presh
2 finokë
4-5 patate
1 grushtë ullinjë vaji
2-3 karrota
3-4 thelpinjë hurdhër
2 gjethe dafine
disa deg trumëz
disa deg rozmarine
1 gotë verë e bardhë
gjysëm gote uthull vere të bardhë
pak kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri
Pastroni peshkun dhe mbusheni barkun e tijë me disa deg rozmarine. Prisni perimet në feta dhe thelpinjë. Shtroini në tave. Kriposini,shtoni trumëzën, piperin e zi, dafinën dhe sipër vendosni peshkun e kriposur. Shtoni hurdhërat e prera në feta, ullinjtë dhe sipër peshkut shtoni verën dhe uthullën e bardhë. Bëni një të prerë vertikalishtë në trupin e tijë. Spërkateni komplet tavën me vaj ulliri dhe vendoseni në furrë në 180° për rreth 50 minuta. Ose kur shikoni që perimet janë pjekur. Llogarisni për çdo 1 kg peshk duhen 30 minuta kohë pjekje.
Unë i shtojë dhe gjysëm gote ujë perimeve për ta lënë tavën me lëngë , për ta shërbyer në fundë me copa buke të thekur për të ngjyer lëngun.
Ju bëftë mirë 🙂