Tartina me karkaleca në salce kokteil me arome konjaku
Për këtë recet nuk ka masa të caktuara ,përbersit mund ti shtoni në sasin që dëshironi.Një antipastë e thjeshtë që mund ta shërbeni para se të filloni një darkë me bazë peshku ose për të shoqeruar një aperitivë.
PERBERSIT:
karkaleca
pak gjalpe
1 hurdhër
Salsa kokteil
feta buke
1 gotë e vogël konjak
pak krip
PERGATITJA
Pastroni karkalecat nga gëzhualli,koka dhe fija e brendëshme.Kalojini në tigane me pak gjalpë dhe një hurdhër të shtypur me dore.Karvardisini për pak sekonda ,kriposini paksa dhe shuani me konjakë .Beni flambe (nëse dëshiron)i duke përkulur pak tiganin në zjarrë derisa perberja te kete marre flake.
Hiqini nga zjarri dhe përzijini me salsen kokteil.Thekni bukën dhe sipër tyre vendosni karkalecat me salsë.
Shërbejini menjëhere.
Ju bëfte mirë 🙂