Quesillo Canario – Kremi karamel i ishujve Kanarie
Nëse ju kujtohet ju pata folur për të gjatë udhëtimit tim në Tenerife. Bëhet fjalë për një krem karamel por në vend të panës atje përdorin qumshtin e kondesuar. Pak a shumë i tillë është në të gjithë botën latine i përgatirur kremi karamel sepse versione të tilla ekzitojnë në Venezuel, Kolumbi etj
1 kuti e madhe me qumësht të kondesuar ato kan rreth 397 gr
397 ml qumësht normal dmth pasi keni boshatisur kutin me qumështin e kondesuar mbusheni me qumshtin normal për mas.
5 vezë
1 lugë e vogël kanell
lëkura e 1 limoni e grirë në rende, vetëm pjesa e verdhë
Për salcën e karamelit:
400 gr. sheqer
200 ml ujë
16 gr. vanilje
Përgatisni salcën e karamelit Në një enë të gjerë dhe me fundë të trashë vendosni sheqerin në zjarrë të avashët. Fundi i trashë i enës shërben për të ruajtur nxehtësin e karamelit dhe ta mbaj atë kostante gjatë përpunimit.
Në një enë tjetër vendosni ujin të përziere me 16 gr vanilje, të nxehet deri sa te marrë valë.
Kur sheqeri të karamelizohet dhe të ket marrë ngjyrën klasike të karamelit shtoni me shumë kujdes ujin e nxehtë duke e përziere shumë shpejt derisa të formoni nje salcë të trashë. Ju sygjerojë që gjatë kësaj proçedure ti mbështillni duart me beze kuzhine në këtë mënyr do evitoni të digjeni nga ndonjë spërkatje e karamelit. Lëreni të ftohet.
Me një rrahëse elektrike rrihni vezët derisa të bëhen shkumoze, shtoni qumshtin e kondesuar dhe qumshtin normal dhe përzieni për 5 minuta. Aromantizoni me kanellën dhe lëkurën e limonit. Përzieni përsëri. Mbushni me 2 gishtë ujë të nxehtë një tavë të thellë dhe vendoseni në sobë në 200°.
Ndërkohë në tavën ku do ta piqni kremin ose në forma individuale shtoni në fundë salcën e karamelit duke lyer paksa dhe anët. Siper shtoni masën me qumësht dhe vezë. Vendoseni të piqet në banjomari për rreth 1 orë, nëse shihni që sipërfaqja ju fillon t’ju digjet mbulojeni me letër alumini. Bëni provën e shkopit nëse është mpiksur apo jo duke futur një kunjë dhëmbesh në mes të tije nëse del i pastër është gati. Lëreni të ftohet plotësishtë dhe vendoseni në frigorifer për rreth 4-5 ore. Nxirreni nga forma para se ta shërbeni
Shërbejeni të ftohtë.
Ju bëftë mirë 🙂