Lakra brukseli me mish viçi në tenxhere presioni
Shije që do ndjeni kur ti provoni do lëpini gishtat bashkë me thonjtë 😛 Recetë e shpejtë dhe e pastër.
500 gr. lakra brukseli
200 tul viçi
2 gjethe dafine
2 lugë vaj ulliri
1 gotë verë të badhë
1 gotë ujë
pak kripë
nja 5 kokra piper të zi
disa gjethe majdanozë
disa degë trumëz në munges pak rigonë
2 thelpinjë hurdhër
Prini tulin e mishit në copa të vogla. Lakrat e brukeselit pastroini nga gjethet e jashtme dhe shpëlahini me ujë të bollshëm. Në tenxheren e presioni vendosni të kavërdiset tuli i mishit me vajin e ullirit dhe kur të jet gati shtoni në të lakrat, erëzat (dafin, trumëz, piper ) pak kripë, hurdhrat e prera në feta, gotën e ujit dhe të verës. Mbylleni tenxheren e presionit dhe vendoseni në zjarrë të mesëm. Lëreni 10 minuta nga fillimi i fishkëllimës së parë. Hiqeni dhe shërbeni lakrat e brukselit me majdanozë të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂