Miks peshku i skuqur me miell orizi
Vërtet thamë diet por për fundjava na lejohet ta shkelim pak 😛 Unë sot e solla peshkun të skuqur në një tjetër mënyrë, të lyer me miell orizi për ta bërë pak më të lehtë se të skuqur me miell normal.
peshk miks ( barbun, sardele, karkaleca dhe peshq të vegjel ose çfar të dëshironi )
miell orizi sa mjafton
2 të bardha veze
kripë
1 lt vaj kikiriku për skuqje.
Pastroni mirë peshkun dhe lërëni të kullojë mënjanë. Rrihni të bardhën e vezës sa të shpërbehet paksa. Vendosni vajin të nxehet dhe masni temperaturën e tijë me një shkop dhëmbësh. Nëse e fusni në vaj dhe formohen bulza është gati për skuqeje. Filloni nga karkalecat duke i lyerë më parë në miell orizi pastaj te veza dhe skuqini. Kulloni vajin e tepët me një letër kuzhine dhe kriposini. Bëni kështu për gjithë pjesën tjetër të mbetur të peshkut.
Shërbejeni me Salcen tartar për të freskuar gojën dhe të pastroni shijen.
Ju bëftë mirë 🙂