Mënyra e re e gatimit me enët e veshura me gur
Këto enë i zbulova para një viti dhe para se tju shkruaja për to, doja ti testoja më së miri. Dhe ja ku jam sot për të folur rreth tyre. JANË TË PËRKRYERA!
Besoj se do i gjeni letësishtë dhe në Shqipëri por dhe nëse jo, bëni një xhiro online te Amazon dhe ju vin direkt e në shtëpi por mundohuni të shpenzoni pak për to. Mos merrni materialin më të lirë, e them këtë për ti pasur sa më gjatë pran jush.
Gatuaj me to çdo llojë ushqimi por janë fantastike për skuqje (pa vaj) dhe zierjen e supërave dhe gjellërave me gatim të avashët ose siç e thuhet tani “slow cooking” Duan pak yndyrë ose më saktë nuk duan fare yndyrë dhe çdo gjë del perfekte. Mirmbajtja e tyre është e thjeshtë, ka disa që lahen në lavapjatë kurse disa kërkojnë vetëm larjen me dorë. Për përzierjen e ushqimit përdorni lugë druri ose silikoni për mos gërvishtur sipërfaqen e veshur me gurë. Janë të përshtashme si për gaz ashtu dhe për pllakat eletrike. Fundi i tyre është i veshur me giz i cili të lejon dhe të kursesh energjinë ose gazin pasi në momentin që nxehet kanë nevoj për më pak burim nxehtësie për të gatuar ushqimin. Ç’tju them më?! Provojini dhe do kënaqeni sidomos tani që kemi shtuar të gjithë kile nga festat.