Karkaleca të mbeshtjellur me peta
Ky qe po ju prezantoj sot eshte nje Finger – Food me shije Orientale. Karkalecat të mbështjellura me pete të shoqeruar me salsë soje.Kjo antipastë shumë e mirë , shoqërohet me birrë te ftohte ose me verë të bardhë.
PERBERSIT:
kakaleca (sipas deshires)
1 pako me peta të gatëshme të freskëta ose mund ti beni vet
pak gjalpë i shkrirë
salsë soje
kripë
1 hurdhër
PERGATITJA:
Pastaroni karkalecat nga gëzhualli dhe fija e zezë,duke i lën vetëm kokën që dhe këtë sipas dëshirës dhe mund tja hiqni.Në banakun e punës shtroni një petë, lyeni me gjalpë të shkrirë dhe priteni në shirita me gjëresin e trupit të karkalecit.Vendosi sipër një shiriti pete karkalecin,kriposeni,lyeni pak me gjalpë të shkrirë dhe të aromantizuar me një hurdhër me këmish dhe filloni bështilleni me petën.Në fundë lyeni me gjalpë përseri sipër.Bëni kështu dhe për pjesën e mbetur të karkalecave.Vendosini të piqen në një tavë me letër furre poshtë në 200° për 15 minuta ose derisa shikoni që sipërfaqja e petës është bërë krokante.Shërbejini menjëher me salsë soje anash për ti ngjyerë në të.
Ju Bëfte mirë 🙂