Torta Saint Honore
Torta “Saint Honore” merrë emrin nga i Peshkopi i Amiens-it një qytet në Francë në kufi të Parisit. Krijuar nga shefi pastiçier Chiboust në vitin 1846. Torta është e përbërë nga profiterola në një bazë sfoljatë të lyer me krem “chibust” (çibust) ose krem pastiçerie. Natyrishtë me kalimin e kohës ajo ka pësuat ndryshime. Ky është varianti im.
Për binjet:
75 gr. miell
12 ml. ujë
55 gr. gjalpë
2 gr. kripë
2 vezë në temperatur ambienti
Pjesa tjetër :
2 petë sfoljat të formës rrethore
krem pastiçerie me kakao (masat e përgjysmuara sepse nevojitet më pak)
1 pana vegjetale për tu formuar në shkumë
pak sheqer kaf
pak arra të qëruara
Fillimishtë përgatisni binjet duke vënë në zjarre ujin, shtoni kripën dhe gjalpin dhe sapo të ngrohet uji dhe gjalpi të shkrijë shtoni miellin, përzijeni mirë me një spatul derisa të fromohe brumi.Vazhdoni gatuheni derisa brumi të shkëputet nga anët e enës. Lëreni të ftohet paksa dhe rriheni me një rrahës elektrikë duke shtuar vezët një nga një. Vazhdoni përzieni derisa masa të bëhet lisho. Trasferoni brumin në një qese pastiçerie dhe sipër një tave të veshur me letër furre bëni topa me diametër rreth 2 cm largë njëri – tjetrit.
Vendosini të piqen në furrën e ngrohur më parë në 200° për 15 minuta, pastaj ulenii sobën në 180° për rreth 15 minuta të tjera. Fikeni sobën dhe lereni brënda derisa të thahen dhe te ftohen komplet.
Ndërkohë ju përgatisni kremin e pastiçeris me kakao dhe kremin me çokollatë.
Unë petën sfoljat e preva në një diameter 22 cm me një form rrethore sepse nuk e doja aq të madhe sa e blera. Lyeni pak sipërfaqen e njëres prej saj me pak qumësht ose me një vezë të rrahur sa të ngjiten dy petët njëra me tjetrën dhe të bëhen një trup i vetëm. Lyeni përsëri sipërfaqen e petës që përfituar me pak qumësht ose vezë të rrahur dhe spërkateni me sheqer kaf. Bëni disa të shpuara me pirun sipër saj dhe vendoseni të piqet në 180° për 20 miuta ose derisa shikoni që është pjekur dhe ka marrë ngjyrë të bukur. Hiqeni dhe lëreni të ftohet.
Pasi binjet janë ftohur, lyeni majën e tyre me çokollatë dhe vendosini në frigorifer të mpikset.
Kaloj kjo kohë nxirini nga frigoriferi. Në këtë pikë mundë të veproni në dy mënyra:
Nëse keni një qese pastiçerie me grykë si shiringë mundë të trasferoni në të pak krem pastiçerie dhe ti mbushni brënda binjet duke i shpuar me majën si shiringë
Ose trasferojeni kremin e pastiçerisë në një qese pastiçerie me grykë yllë. Ndani binjet në mes dhe mbusheni me pak krem pastiçerie pjesën e poshtme atë pa çokollatë. Ruaji mënjanë.
Diskun e petës sfoljat e cila është dhe baza e tortës e lyejmë me krem pastiçerie.Vendosim sipër saj profiterolat (binjet) ,anash në mënyrë rrethore. Formoni dekoracione sipas dëshirës me kremin e çokollatës dhe pana.
Anash lyeni pak me krem pastiçerie dhe mbuloni anët me arra të grira trashë.
Ruajeni në frigorifer deri në momentin që do e shërbeni.
Shënim: Do ju këshilloja që te gjithë pjesët e tortës ti përgatisni një ditë para ditës që ju nevojitet kjo tortë dhe ta formoni disa orë para se ta shërbeni kështu do punoni çdo hap të saj me detaje dhe me kohën e duhur.
Ju bëftë mirë dhe gëzuar festat 🙂