Qofte e madhe e mbushur
Padyshim që receta e sotme përfaqeson një pjatë festash, një darkë mes miqsh ose familjaret tuaj. Do më falenderoni për këtë recet vetëm pasi ta keni shijuar , dhe pres vërtet komentet tuaja komplimentuese meqë smi bëni kurrë 😛 (shaka)
1 kg. mish i grirë viçi
6 vezë
600 -800 gr. spinaq
300 gr. pançet e prerë në feta
1 tufë mëndër
2 feta tul buke
pak qumësht
pak kripë dhe piper të zi
3-4 thelpinj hurdhëra
1 kg. qepujka
500 gr. gështenja
disa deg rozmarine
disa gjethe sherebel
disa gjethe dafine
1 gotë verë e bardhë
1 lugë të vogël sod buke
pak vaj ulliri
Gështenjat mundë ti merrni dhe të zjera nëse përtoni të merreni me to nëse jo bëni një të çarë në mes të lëvozhgës së tyre dhe vendosini të ziejnë për nja 20 minuta, kullojini, lërini të ftohen dhe qërojini nga lëvozhga dhe lëkura e brëndëshme. Ruajini mënjanë.
Vendosni 4 vezë të ziejnë. Lërini të ftohen, qërojini dhe ruajini mënjanë.
Ndërkohë vendosni dhe bukën të zbutet në pak qumësht kur të jet gati, shtrydheni dhe ruajeni dhe këtë mënjanë.
Grini imët spinaqin dhe vendosi të kavërdiset me pak vaj ulliri derisa të uli paksa volumin e tijë, përzijeni për disa minuta të tjera dhe vendoseni në një kulles dhe lëreni të kullojë gjithë ujin e tijë të vegjetacionit.
Tani formoni brumin e qoftes duke shtuar tulin e bukës, pak kripë dhe piper të zi, sodën, hurdhërat e shtypura, mëndrën e grirë imët dhe 2 vezë. Përzijeni mirë derisa përbërësit të lidhen mirë me njëri – tjetrin.
Shtroni një letër kuzhine, lyeni komplet sipërfaqen e sajë me pak vaj. Vendosni brumin e qoftes në të dhe shtrojeni mirë me duar derisa të keni një trashësi normale dhe të jeni në gjëndje ta mbështillni. Shtoni sipër brumit të qoftes spinaqin dhe në mes vendosni vezët e zjera. Mbështilleni me kujdes në mënyrë që vezët mos luajn nga pozicioni i tyre. Ngjesheni fortë me duar dhe jepini një formë si rosto. Visheni me pançetën dhe më shumë kujdes vendoseni në një tavë të thell. Ngrijeni me gjithë letrën e furrës që shtruat poshtë që mos ju prishet forma e qoftes kur ta trasferoni ne tavë. Shtoni në tavë dhe gështenjat e zjera dhe qepujkat e qëruara, kriposini aromantizojini me piper të zi dhe aromërat, shtoni sipër tyre pak vaj ulllir dhe një gotë verë të bardhë. Vendoseni të piqet në furrën e ngrohur në 180° për gati 1 orë.
Shërbejeni të ngrohtë me kontornon e qepujkave, gështenjave dhe lëngun e saj.
Ju bëftë mirë 🙂
Gëzuar festat!