Fileto Wellington
Po afrojnë Krishlindjet dhe kjo pjatë përfaqëson më së miri darkën e Vigjilies.
1 cop mishi tip form rrostoje rreth 1 kg.
100 gr. proshutë e gjallë
1 kg. kërpudha porçini ose kërpudha Puke
2 lugë mustardë
1 qep e vogël
pak vaj ulliri
2 gota verë të bardhë
pak kripë
pak trumëz
1 pet brumi sfoliat
Mishin vendoseni të kavërdiset me pak vaj ulliri derisa të skuqet mirë nga të gjitha anët dhe shuajeni me verë të bardhë. Nëse e doni me gjak mundë ta lini kështu nëse sju pëlqen i tillë, ziejeni për nja 1 orë në tenxhere të mbyllur me kapak. Hiqeni dhe lëreni të ftohet.Kriposeni dhe pluhëroseni em piper të zi.
Prisni imët qepën dhe kërpudhat dhe kavërsini me pak vaj ulliri, shuani me verë të bardhë, shtoni kripë, piper të zi, trumëz dhe kalojeni masën në mikser që të bëhet një pure. Lëreni të ftohet.
Kur përbërësit të jen ftohur plotësishtë shtroni petën sfoliatë, visheni me proshutë dhe sipër proshutës shtroni puren e kërpudhave. Mishin lyjeni me mustardë, vendoseni në mes të sfoliatit dhe mbështilleni si një pako. Izoloni mirë anët dhe sipër bëni prerje të lehta për ti krijuar një dekor me rombe por pa e prerë deri në fundë petën sfoliatë. Mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer nja 2 orë që të mpikset mirë. Hiqeni, lyeni sipërfaqen e tijë me një të verdhë veze dhe piqeni në furrën e nxehur më pare në 200°C për nja 30-35 minuta.
Shoqërojeni me një sallatë thjerzash.
Gëzuar 🙂